“Nëse nuk turpërohesh, bën çfarë të duash!”

Loading...

“Nëse nuk turpërohesh, bën çfarë të duash!”

Shkruan: Teolog Ismail Halimi

Kauza shqiptare në historinë e saj pësoi shumë herë u plagos shumë keq dhe u deformua dhelpërisht. Jo se shqiptarët nuk ishin të aftë të jenë udhëheqës të shkathët, por për shkak se kauza shqiptare u luftua nga vetë shqiptarët që flisnin me gjuhën e armikut e që ishin të mbështetur me oferta joshëse dhe premtime të kota të kësaj bote kalimtare.
Nuk jam politikan, por i përcjell frekuencat politike. Nuk rri me politikanët, por e njoh politikanin e shitur, prandaj edhe shenjat e kësaj tradhtie paraqiten në fjalimet dhe në filozofitë e tyre të kalbura.
Mos t`ju lodhë….
Ka kohë që i përcjell rrjedhat e partisë “BESA” në Maqedoni dhe dëgjoja mjaft fjalë miradije për Bilall Kasamin. Së paku ashtu dukej. Personalisht nuk e njoh këtë njeri, e as që dua ta njoh, sepse nuk kam personale asgjë me të.
Besimtari ka detyrim që të mendojë mirë për çdo besimtar derisa nuk paraqitet një argument që e vërteton të kundërtën. Por, ajo që më befasoi ishte këmbëngulja e tij që të mos largohet nga funksioni, thuajse këtë post e kishte trashëguar. Deri këtu as që mendoja t’i shkruaja këto rreshta.
Por, deklarata e tij dhe akuzat që ai i hodhi mbi një punëtor shkencor, që jetën e tij ia kushtoi qelizës kryesore të një shoqërie – diturisë dhe ngritjes së vetëdijes kombëtare dhe fetare – më lanë pa tekst. Kjo ishte argumenti se ky person jo vetëm që po e lufton djersën e atyre që e ngritën Lëvizjen BESA, por në të njëjtën kohë po e luftonte edhe trashëgiminë shkencore, kulturore, fetare dhe atdhetare të një personi që me modestinë e tij arriti t’i mbjellë në kulturën tonë shqiptare gjurmët e pashlyeshme të diturisë dhe prosperitetit. Kjo gjë më bëri t’i shkruaj këto rreshta.
Janë këto fjalë dhe akuza, që nëse i përkthejmë në laboratorin e INTERPRETIMIT, dalin se janë elaborate të qarqeve të errëta dhe qëllimkëqija.
Personalisht nuk e njoh Dr.Adnan Ismailin e as që e kam takuar ndonjëherë, por puna dhe angazhimi i tij shkencorë më ka përfituar dhe, së paku, më ka nxitur që të bëj lutje për të e që të jem sadopak pjesë e kësaj ENCIKLOPEDIE shqiptare.
Bilall Kasami e quajti Adnan Ismailin biznesmen! Do të ishte turp për të nëse ende nuk e ka kuptuar “biznesin” e Adnan Ismailit!
Nuk dua t’i shkruaj angazhimet dhe veprimtaritë e këtij kolosi shqiptarë, sepse do t’i hyja në hak, por dua të të drejtohem ty, i nderuar Bilall Kasami, e të të them:
Gabohesh nëse mendon se do ta ulësh njeriun që Allahu xh.sh e ngriti lart. Të lutem, i nderuar, largohu nga kjo politikë e fëlliqur dhe kujdes, sepse me akuzën që e bën ndaj Adnan Ismailit, e ke akuzuar tërë kulturën shqiptare. Sepse, LOGOSI është bërë vatër dhe infuzion i gjeneratave që diturinë e kanë primat kryesorë në jetën e tyre.
E kuptoj se karrigia në të cilën të kanë ulur po këta shokë, që të përkrahën deri dje e që po i akuzon sot, është joshëse dhe e ngrohtë, por mos harro se dënimi i Allahut xh.sh. është i rëndë.
Plotësoje kërkesën e shokëve tu dhe largohu nga shpifjet, sepse kjo gjë nuk është rrugë e besimtarit të sinqertë.
MUHAMMEDI a.s. thotë: ”Secili bir i Ademit është gabimtar. Por, më i miri gabimtar është ai që pendohet”
E në anën tjetër po ashtu paraqitet Habibi jonë a.s.. dhe thotë:”Nëse nuk turpërohesh, bën çfarë të duash”.
Zgjidhe cilën ta duash….

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar