Ngjarja në Shëngjergj, Basha: Ishte ekzekutim, jo vetëvrasje

Ngjarja në Shëngjergj, Basha: Ishte ekzekutim, jo vetëvrasje
Loading...

basha-2Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar edhe një herë qeverinë se me mbështetjen ndaj trafikantëve për kultivimin e kanabisit në vend, po shkaktojnë viktima të pafajshme. Basha mori rastin e ndodhur para pak ditësh në Shëngjergj, ku Besnik Pudja dyshohet se është vrarë për shkak të konflikteve për parcelat e kanabisit.

“PD denoncoi se në Shqipëri ka hyrë fara vietnameze e kanabisit. Rama e mohoi, por Guardia di Finanza konfirmoi se 70% e bimës ishte e tillë. PD denoncoi ngjarjen në Shëngjergj si vrasje për drogën. Rama-Tahiri e mohuan, e paraqiten si vetëvrasje, por doli ekzekutim, dhe prokuroria po heton, – tha Basha. –   PD denoncoi tre ditë më parë se në zonën e Tapizës trafikantët marrin gra e fëmijë, i çojnë për të punuar kanabisin. Rama-Tahiri e mohuan, por dje janë ndaluar 5 vetë që i dërgonin gratë me furgona në Malësitë e Krujës për të punuar kanabisin.  Kush thotë të vërteten për drogën? Ne që e denoncojmë çdo ditë me prova dhe fakte, apo Edi Rama që i fsheh dhe mohon për t’u dhënë mbrojtje trafikantëve. Shqipëria më mirë pa Edi Ramën”, – shtoi ai.

15 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Politikë

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar