Nuk shkon në WTA Finals, mbyllet sezoni për Serena Williams

Nuk shkon në WTA Finals, mbyllet sezoni për Serena Williams
Loading...

serenaNdalet Serena Williams, ashtu si në 2015 tenistja amerikane e përjeton njëlloj finalen e sezonit, duke u eliminuar në gjysmëfinalet e US Open,  vjet me italianen Roberta Vinci, këtë vit me Pliskovën, dhe më pas ndalet duke hequr dorë nga Finals.

Gjithsesi vlen të theksohet se në 2016 muzika ka ndryshuar, një vit më parë Serena ishte nën shok, e goditur psikologjikisht nga fakti që dështoi Gran Slam-in. këtë vit ka demonstruar se mund ta pranojë edhe parakalimin në krye të klasifikimit botëror nga Angelique Kerber. Numri 2 i botës shpjegoi pa e bërë dramë, “Duhet të tërhiqem nga Finals në Singapor për shkak të problemeve në shpatull.  Me perspektivën e 2017 dhe të Australian Open, për mua është e rëndësishme të rikuperohem, të punoj dhe të gjendem gati. Ka qenë një vit i vështirë për mua, duke qenë se më duhej të bashkëjetoja me dhimbjen në shpatull dhe problemet që më ka krijuar. Mjeku im insistoi që të qëndroja në shtëpi, dhe më duhej ti jepja të drejtë”

Gjithçka është zyrtarizuar nëpërmjet një videoje të postuar në profilin social të Finals Wta. Në këtë mënyrë kristalizohen pothuajse të gjithë 8 emrat e tenisteve që do të marrin pjesë në Fionals të Singapor që startojnë që të dielën e ardhshme, me Angleique Kerber, Agniezka Radwanska, Simona Halep, Karolina Pliskova, Garbine Muguruza, Madison Keyes dhe Dominika Cibulkova. Për sa i përket vendin që është liruar pretendentet për të i luajnë shanset e tyre këtë javë në Moskë dhe bëhet fjalë për Johanna Konta. Carla Suarez Navarro dhe Svetlana Kuznetsova.

17 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Sport

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar