Obama mbështet shqiptaren Suzana Shkreli

Obama mbështet shqiptaren Suzana Shkreli
Loading...

suzana shkreliPresidenti Barack Obama ka deklaruar se mbështetet shqiptaren Suzana Shkrelin, e cila kandidon për postin e përfaqësimit të zonës së Miçiganit në Kongres. Obama e ka cilësuar atë si një lidere të fortë dhe të zgjuar. Nëse zgjidhet, 29-vjeçarja Shkreli do të bëhet gruaja më e re e zgjedhur ndonjëherë në Kongres.

“Jam krenar të mbështes Suzana Shkrelin. Ajo ka aftësinë për të mbrojtur sigurimet shoqërore dhe ‘Medicare’. Ndaj në Kongres ajo do të jetë lloji i lideres që ne kemi nevojë për të krijuar një vend më të fortë, me të drejtë dhe më të ndershëm për të gjitha familjet punëtore. Të gjithë qytetarët e Miçigan duhet të besojnë tek Suzana Shkreli”, u shpreh Obama.

Demokratja Shkreli tha se ndihej më shumë se e nderuar nga kjo mbështetje që ka marrë. Si demokrate, ajo shpreson të mundë republikanin Mike Bishop.

29-vjeçarja është pak e njohur politikisht dhe punon si prokurore-asistente në zonën e Macomb.

25 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Bota

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar