OKH MERHAMET I BËN APEL ZYRTARIT TË BFI-SË: MOS SHPIF, KËRKO FALJE!

OKH MERHAMET I BËN APEL ZYRTARIT TË BFI-SË: MOS SHPIF, KËRKO FALJE!
Loading...

Organizata Kulturore Humanitare “Merhamet” ka reaguar ndaj shpifjeve të zyrtarit të Bashkësisë Fetare Islame, Rexhep Ziberit, ku ky i fundit numëron organizatën “Merhamet” si një ndër shoqatat që grumbullojnë sadakatul fitrin dhe zeqatin. Ja edhe reagimi i plotë i shërbimit për informim të organizatës “Merhamet”:

“Nëse ka pasur ndonjë organizatë joqeveritare që ka qenë e angazhuar në veçanti në respektimin e institucionit të Bashkësisë Fetare Islame, veçmas kur bëhet fjalë për mbledhjen e fitrave dhe zeqatit, të dedikuara për medresenë “Isa Beu” dhe studentët e Fakultetit të Shkencave Islame, është kjo pikërisht Organizata Kulturore Humanitare “Merhamet”. Janë dhjetëra apele publike dhe thirrje interne që ky detyrim islam i përket BFI-së dhe se askush nuk guxon të abuzojë me të dhe kjo është arsyeja që Merhameti në asnjë rast nuk ka pranuar, grumbulluar e as që ka shpërndarë fitra dhe zeqat.

Andaj është për të ardhur keq, është tejet fyese, ofenduese dhe shpifje e kulluar kur zyrtari i Bashkësisë Fetare Islame Rexhep Ziberi në një emision televiziv shpif se gjoja OKH “Merhamet” grumbullon dhe shpërndan sadakatul fitrin dhe zeqatin, madje – siç nuk i ka hije një hoxhe – e përmend me cinizëm dhe qesëndi emrin e Merhametit. Fjalët e thëna nga ky zyrtar i BFI-së, më saktë shpifjet e plasuara prej tij, jo vetëm që janë joserioze dhe të papritura, duke lënë shije të keqe në këtë fund Ramazani, por detyrimisht në bëjnë ta shtrojmë pyetjen se personi në fjalë a i shërben BFI-së apo dikujt tjetër?

Prandaj, duke e konsideruar si deklaratë të pamatur dhe joserioze, presim që zyrtari gjegjës i BFI-së (ose institucioni i BFI-së) të kërkojë falje për këtë shpifje, ndërsa apelojmë për më tepër kujdes në prononcimet publike të mëtejme.

Duke qenë të pastër, së pari në kuptimin islam, ne jemi të gatshëm të përgjigjemi para popullit, ndërsa theksojmë se në rast se do të vazhdojnë shpifjet dashakeqe, OKH “Merhamet” është e gatshme që imazhin e saj ta mbrojë edhe para organeve kompetente gjyqësore.

Për fund edhe një herë apelojmë te popullata myslimane që gjithnjë të kihet parasysh që zeqati dhe sadakatu-fitri të jepen për institucionin e Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, sepse – pavarësisht se aty ka edhe këso përfaqësues të pandërgjegjshëm – institucioni nuk guxon të dëmtohet dhe të sabotohet.”

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar