Orhan Murtezani: Gjykata të respektoj vullnetin e shumicës për të shkarkuar Kasamin

Orhan Murtezani: Gjykata të respektoj vullnetin e shumicës për të shkarkuar Kasamin
Loading...

Fjalën e fundit për atë se kush udhëheq me Lëvizjen Besa do ta thotë gjykata. Nga kjo parti, raporton SHENJA,  presin që të respektohet vullneti i shumicës së anëtarëve të këshillit qendror të cilët më 6 janar vendosën për të shkarkuar ish kryetarin Bilall Kasami. Orhan Murtezani nga Lëvizja Besa thotë se tanimë kanë angazhuar avokat i cili do të ndjek procesin gjyqësor në të cilin pritet të mbyllen të gjitha diskutimet e ngjallura së fundmi rreth kësaj partie.
Orhan Murtezani, Lëvizja BESA
“Ne tanimë kemi angazhuar edhe avokat i cili do të merret me procesin gjyqësor. Jemi të sigurt se ky proces do të përmbyllet shumë shpejt për shkak se demokracia ka të bëjë me shumicën, ndërsa shumica më 6 janar e tha fjalën e vetë ku edhe e shkarkoi ish kryetarin nga pozicioni i tij”
Më 6 janar në selinë e Lëvizjes Besa në Shkup u mbajt mbledhja e këshillit qëndror në të cilin më shumë se 60 anëtarë të këshillit qëndror vendosën për shkarkimin e Bilall Kasamit nga posti i kryetarit të partisë. Në vend të tij, ushtrues detyre kryetar u zgjodh Nexhbedin Kahremani i cili do të udhëheq me partinë deri në kongres. Por ish kryetari Kasami nuk ka njohur vendimin e këshillit qendror dhe në të njëjtën ditë ka mbajtur mbledhje paralele në Tetovë dhe deklaroi se ai mbetet kryetar i Lëvizjes Besa deri në mbajtjen e kongresit.

Arben Zeqiri /SHENJA/

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar