OVL e UÇK: Institucionet e Kosovës, e kanë obligim që me ligj ta mbrojnë luftën çlirimtare

OVL e UÇK: Institucionet e Kosovës, e kanë obligim që me ligj ta mbrojnë luftën çlirimtare
Loading...

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit lidhur me konfirmimin e dënimit të të akuzuarve në rastin e njohur si “Drenica II”.

OVL e UÇK përmes këtij reagimi ka thënë se Institucionet e Republikës së Kosovës, e kanë obligim që me ligj ta mbrojnë luftën çlirimtare, transmeton Telegrafi.

Reagimi i plotë:

“Për më shumë se një dekadë, ishim dëshmitarë të dështimit total të drejtësisë ndërkombëtare, e cila përmes mekanizmave të ashtuquajtur të drejtësisë, vazhdimisht organizoi komplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Edhe Gjykata e Apelit, me konfirmimin e dënimit që ka dhënë më herët Gjykata Themelore e Mitrovicës, për të ashtuquajturat krime lufte në rastin e njohur si “Drenica II”, dëshmon qartë se ka përpjekje të vazhdueshme për kriminalizimin e luftës sonë çlirimtare, ndërkohë që me krimet dhe gjenocidin që e ka shkaktuar pushtuesi, lëre që nuk po merret askush, por edhe e kanë amnistuar.

Lirinë e fituam me gjak dhe falë luftës çlirimtare u krijuan Institucionet e Republikës së Kosovës, të cilat e kanë obligim që me ligj ta mbrojnë luftën çlirimtare, sepse tek ne, si askund në botë, prokurori e gjyqtari bëhen gazetarë, ndërsa gazetarët bëhen prokurorë e gjyqtarë.”(sic.)

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar