Pakistan, vriten 59 studentë në një shkollë ushtarake

Pakistan, vriten 59 studentë në një shkollë ushtarake
Loading...

_92075667_4f87f7f5-6808-49e5-8828-b133f67fa576Të paktën 59 kadetët dhe roje kanë mbetur të vrarë, pasi militantët sulmuan një kolegj policie në qytetin Quetta në Pakistan. Ndërsa raportohet se mbi 100 të tjerë kanë mbetur të plagosur

Tre militantët të veshur me breza eksplozivi hynë në kolegj mbrëmë vonë dhe thuhet se morën me dhjetëra pengje. Operacioni kundër tyre zgjati për orë të tëra dhe të gjithë agresorët mbetën të vrarë. Njëri u qëllua nga policia, ndërsa 2 të tjerët raportohet se vodhën veten në erë.

Asnjë grup nuk ka marrë deri tani përgjegjësinë e ngjarjes, por Quetta është bërë vitet e fundit skenë e një sërë sulmesh të ngjashme, disa vepra të separatistëve, të tjera të kryera nga militantët islamikë.

“Unë pashë tre burra të maskuar, të cilët mbanin në duar kallashnikovë. Ata nisën të qëllonin dhe arritën të hynin në konvikt. Unë u arratisa duke kapërcyer një mur”, tregon një dëshmitarë për AFP-në.

25 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Bota

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar