“Parandaloje tregtinë me njerëz – pyet, ndihmo, lajmëro”- Fushatë sensibilizuese

“Parandaloje tregtinë me njerëz – pyet, ndihmo, lajmëro”- Fushatë sensibilizuese
Loading...

“Parandaloje tregtinë me njerëz – pyet, ndihmo, lajmëro” është titulluar fushata njëmujore kundër tregtisë me njerëz, fillimin e së cilës sot do ta promovojnë Shoqata e qytetarëve “Portë e hapur – La Strada” dhe Organizata ndëkobëtare për migrime (IOM) në Ditën Evropiane për luftë kundër tregtisë me njerëz.

Fushata “Parandaloje tregtinë me njerëz – pyet, ndihmo, lajmëro” mbështetet nga UNICEF, Ambasada e Holandës, UK Aid Dift, Komisioni nacional për luftë kundër tregtisë me njerëz dhe migrim ilegal i Republikës së Maqedonisë.

Koordinatorja nacionale për luftë kundër tregtisë me njerëz dhe migrim ilegal, Sanja Dimitrievska, siç është paralajmëruar, do t’i prezentojë angazhimet e Republikës së Maqedonisë në luftën kundër tregtisë me njerëz në prani të përfaqësuesve të Komisionit nacional për luftë kundër tregtisë me njerëz dhe migrim ilegal, Sekretariatit të Komisionit, përfaqësuesve të MPB-së, Ministrisë për punë dhe politikë sociale, Komisioneve lokale për luftë kundër tregtisë me njerëz nga Shtipi dhe Manastiri, Qendrave për punë sociale, organizatave joqeveritare.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar