Partizani fiton në ‘in extremis” ndaj Teutës

Loading...

Partizani fiton në sekondat e fundit 2-1 në ndeshjen e fundit të javës së 14 në Kategorinë Superiore. Skuadra e Starovës ka dominuar në pjesën më të madhe të ndeshjes, me mundësi të shumta shënimi.

Madje ishte Teuta që kaloi fillimisht në avantazh që në minutën e 19 me Cmajcanin, i cili u gjend i lirë në zonë pas një grushtimi të portierit Hoxha. Avantazhi i durrsakëve zgjati vetëm katër minuta, teksa Trashi, dërgoi topin në rrjetë pas një pasimi të bukur të Asanit.

Më tej ndeshje dominohet nga vendasit, por Trashi dhe Progni shpërdorojnë shumë para portës. Në fundin e kohës së rregullt pas një aksioni model nga krahu i majtë, Batha gjendet në vendin dhe në kohën e duhur për të shtyrë topin në rrjetë. Të kuqtë mbeten në vendin e 6 me 21 pikë, po aq sa Laçi, vetëm një pikë më pak se Kukësi.

10 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Sport

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar