PD: I kërkuari për vdekjen e Arditit, shëtit i lirë me qeveritarë

PD: I kërkuari për vdekjen e Arditit, shëtit i lirë me qeveritarë
Loading...

eduarim-teqjaPartia Demokratike ka publikuar një video ku shfaqet Edurim teqja, i cili është shpallur në kërkim nga policia për vdekjen e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës.

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, në një deklaratë për mediat, ka theksuar Teqja, si i kërkuari kryesor për vdekjen e 17-vjeçarit, shfaqet mes deputetëteve socialistë, duke sfiduar urdhrin e kërkimit.

“Në këtë video e në këto foto, ju mund të shihni kryetarin socialist të Edi Ramës në Peqin, Edurim Teqja, duke marrë pjesë në një fillim punimesh, në datën 24 shtator, një muaj e gjysmë pasi është shpallur në kërkim për vdekjen e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës. Kryetari i Ramës në Peqin, partneri i Erjon Veliajt në biznes, i kërkuar nga drejtësia si përgjegjës për vdekjen e një 17 vjecari të pafajshëm, shfaqet mes deputetëve, Evis Kushi, Aqif Rakipi dhe Anastas Angjeli. Del dhe në televizor ky i kërkuar nga drejtësia, në një kronikë lajmesh në media lokale”, – tha ai.

Paloka shton se i kërkuari nga policia në vend që të jetë në burg, shëtit i lirë dhe tallet me drejtësinë, duke qenë i mbrojtur nga Rama.

“Po pse njeriu i Edi Ramës, partneri i Erjon Veliajt është mbi ligjin? Pse e sfidon ai hapur urdhrin e kërkimit? Pse nuk është në burg duke u hetuar për krimin e Sharrës, por shëtit i lirë dhe merr pjesë në inagurime, del në ekran, dhe tallet me çdo shqiptar që kërkon drejtësi për Arditin, që kërkon barazi para ligjit? Përgjigja është e thjeshtë. Sepse ka mbrojtjen e Edi Ramës. Është Edi Rama që e ndalon ligjin të funksionojë për njeriun e tij, për kryetarin e tij në Peqin. Ështe Edi Rama që e ndalon ligjin të funksionojë për partnerin në biznes të Erjon Veliajt”.

“Është Edi Rama që ka ndërtuar këtë shtet kriminal që nuk është në krah të 17 vjeçarit të pafajshëm, që nuk është në krah të qytetarëve, por është në krah të shfrytëzuesve të të miturve, në krah të banditëve, në krah të oligarkëve të korruptuar, në krah të trafikantëve e vrasësve. Këtë shtet me të cilin mburret Edi Rama, që është në fakt sundim i krimit, shqiptarët e kanë mbi krye. Është në dorën e shqiptarëve ta lejojnë këtë padrejtësi mbytëse, apo ta ndalin. Koha nuk pret më. Pika e vlimit po afron”, – përfundoi Paloka.

15 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Politikë

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar