PDSH-ja do të kontribuoj për zgjedhje të lira dhe demokratike- deklaron Thaçi

PDSH-ja do të kontribuoj për zgjedhje të lira dhe demokratike- deklaron Thaçi
Loading...

Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni Menduh Thaçi  pas takimit të sotëm  me ambasadorin amerikan Xhes Bejli deklaroi se qëndrimi i përbashkët është se zgjedhjet janë pika e parë.

Thaçi takimin e vlerësoi si një nga takimet më të rëndësishme me ambasadorin amerikan  në të cilën ato janë fokusuar në procesin zgjedhor.

“Konstatuam se nuk janë të rëndësishme vetëm institucionet dhe individët, por shumë e rëndësishme është vullneti politik i të gjithë subjekteve të cilët do të marrin pjesë në këtë proces”, tha Thaçi.

Ai potencoi se PDSH-ja garanton se do ta japë kontributin e saj që zgjedhjet të jenë sipas standardeve dhe vlerave të faktorit ndërkombëtar, përkatësisht korrekte dhe demokratike.

Në pyetjen e gazetarëve për njësinë zgjedhore 6, Thaçi tha se ajo është problem etnik por edhe mes partive të shqiptarëve, për çka ka treguar edhe në takimin e liderëve.

“Fajtor kryesor dhe përgjegjës për këtë situatë është BDI-ja,  e cila konsideron se nëse njësitë zgjedhore janë të njëjta, ato automatikisht do të humbin  dy deri në tre deputetë. Me këshillë të bashkësisë ndërkombëtare, nuk kam bërë problem të mos shkojmë në zgjedhje, sepse do të isha alibi  i dikujt  që realisht nuk dëshiron të kemi zgjedhje. Është shumë e rëndësishme, të gjithë të kuptojmë  se zgjedhjet kredibile janë një mundësi për ekzistencë politike të partive politike dhe individuale”, tha Thaçi.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar