Përfaqësim nënçmues në Arkivin shtetëror, asnjë shqiptar në sektorët udhëheqës

Përfaqësim nënçmues në Arkivin shtetëror, asnjë shqiptar në sektorët udhëheqës
Loading...

Skandal sa i përket përfaqësimit të shqiptarëve në Arkivin Shtetëror të Maqedonisë, që drejtohet nga Filip Petrovski, i cili edhe pse doktor i politologjisë pritet të zgjidhet bashkëpunëtor i lartë shkencor në Institutin e Historisë Nacionale në Shkup. Përveç Qerim Litës, zëvendësdrejtor në Arkiv, nga 8 udhëheqës të sektorëve dhe 3 këshilltarë shtetërorë asnjëri nuk është shqiptar. Shqiptari i vetëm me pozitë më të lartë në Arkiv është një udhëheqës departamenti, edhe atë në sektor që nuk ka lidhshmëri me arkivimin, dokumentimin dhe përpunimin e të dhënave arkivore.

Ja se si është përfaqësimi në këtë institucion të rëndësishëm të shtetit:

1. Filip Petrovski, drejtor

2. Qerim Lita, zëvendësdrejtor

  • Këshilltar shtetëror për rregullimin dhe përpunimin e materialit arkivor Cute Krajçevski
  • Këshilltar shtetëror për bashkëpunim ndërkombëtar, hulumtim, publikim dhe mbrojtjen e materialit arkivor Dora Jurukova
  • Këshilltar Shtetëror për punë juridike Igor Sotirov

Me sektorin për hulumtimin, shfrytëzimin dhe publikimin e materialit arkivor dhe bashkëpunimit ndërkombëtar drejton Svetllana Uspërcova, ndërsa nuk ka asnjë shqiptar që është udhëheqës departamentesh. E njëjta gjendje është edhe në Sektorin për rregullimin dhe përpunimin e të dhënave të materialit arkivor me të cilin drejton Vasko Dukmexhiev. Me Sektorin për mbikëqyrje inspektuese dhe mbrojtjen e materialit arkivor drejton Kiril Jordanovski, ndërsa përfaqësim të shqiptarëve nuk ka në asnjë departament.

Në Sektorin për mbrojtjen e materialit arkivor drejtuese është Valentina Trajanovska, ndërsa drejtori Filip Petrovski dhe zëvendësdrejtori Qerim Lita nuk e kanë parë të udhës të caktojnë një drejtues departamenti që është shqiptar. Njësoj është gjendja edhe me dy sektorët që nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejt me punën arkivore, e që janë sektori i punëve të përgjithshme dhe juridike dhe ai për çështje financiare. Shqiptari i vetëm që renditet në organogramin apo hierarkinë e Arkivit është Vullnet Iseini, i cili në Sektorin për menaxhim me burimet njerëzore në vend se të jetë udhëheqës sektori është lënë vetëm në pozitën e udhëheqësit të departamentit.

Diskriminimi në Arkivin e Maqedonisë nuk përfundon këtu. Edhe pse në faqen e zyrtare të internetit të këtij institucioni figuron që ajo është edhe në shqip, e njëjta është jofunksionale.

Arta Tahiri / Alsat-m.tv

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar