Ka disa gjëra që mund të bëhen në mënyrë rigoroze me stomakun bosh. Seksi për shembull. Por mund të merrni më mirë vendime ose të studioni. Sipas një kërkimi të Yale School of Medicine, një hormon, grelina, që prodhohet kur kemi uri, stimulon funksionet cerebrale të lidhura me kujtesën, e cila na lejon që të magazinojmë më mirë informacionet. Me stomakun bosh ia vlen që të shkoni edhe në palestër dhe mund të rrini të qetë, nuk ka asnjë rrezik për të “vdekur nga uria” apo për të ngrënë dyfish sapo të ktheheni në shtëpi.

Aktivitetet fizike

Ka nga ata që besojnë se shkuarja në palestër me stomakun bosh ka si efekt rritjen në mënyrë të menjëhershme të urisë. Por sipas studiuesve të Universitetit Northumbria, kjo bindje duhet hedhur poshtë. “Bërja e ushtrimeve përpara mëngjesit jo vetëm që ka efekt në ngrënien më të paktë gjatë ditës, por kjo mënyrë ju bën që të digjni më shumë yndyra në krahasim me këdo që shkon në palestër ose bën aktivitet fizik pasi ka ngrënë”, shpjegojnë studiuesit. Për më tepër, nëse objektivi juaj është që të jeni gjithmonë në formë, përveçse të humbisni në peshë, atëherë kjo është një mënyrë shumë e mirë. John Rowley, drejtori i Mirëqenies i Shoqatës së Shkencës së Sporteve Ndërkombëtare (ISSA) rekomandon që të hani të paktën 45 minuta pas aktivitetit fizik nëse dëshironi që të forconi muskujt. Pra të pasurit stomakun bosh ka të mirat e tij.
Marrëdhëniet seksuale

Ngrënia e shumtë dhe bërja e seksit janë dy gjëra që nuk shkojnë bashkë. Tretja është një proces që kërkon sasi të madhe energjie që mund të hiqet prej performancës seksuale. Nëse një mashkull që i është dorëzuar një darke të bollshme, vendos që të “stërvitet” poshtë çarçafëve me partneren e tij, ai mund të ketë probleme ereksioni, sepse furnizimi me gjakun e nevojshëm për ereksion kërkohet në të njëjtën kohë edhe nga stomaku. Pra, nuk është e thënë që nuk mund të bëni seks me stomakun plot.
Edhe femrat mund të hasin ndonjë problem, pasi mund të kenë ngrënë shumë: ndoshta ndjesia e tejngopjes mund t’i bëjë ato që të mos ndihen në lartësinë e duhur me trupin e tyre.

Studimi

Thuhet se me stomakun bosh mendohet më mirë. Por a studiohet edhe më mirë? Sipas studiuesve të Yale School of Medicine, për të lexuar, studiuar dhe për të mësuar më mirë dhe më shpejt studentët duhet të qëndrojnë larg librave përpara se të hanë. Nuk është uria ajo që e vë në lëvizje trurin, por një hormon, grelina, që prodhohet kur stomaku është bosh e që stimulon funksionet cerebrale të lidhura me memorien dhe aftësinë e magazinimit të informacioneve. “Duke u bazuar te vëzhgimet tona, ne mund t’u japim prindërve një këshillë: mos t’i bezdisin shumë fëmijët e tyre për t’i dhënë mëngjes. Në këtë mënyrë mund të japin maksimumin gjatë orëve të para në shkollë”.

Gjumi

Është më mirë që të flini me stomakun bosh. Kjo, sepse edhe gjumi kërkon sasi energjie për t’u realizuar sa më mirë që tretja mund t’ia marrë. Gjithsesi nuk është e gabuar që të hani paksa në mbrëmje vonë, sepse kjo gjë mund të ngrejë nivelin e sheqerit në gjak.
Loja me letra

Ju që luani zakonisht duhet të dini se është më mirë që këtë gjë ta bëni me stomakun bosh nëse doni të fitoni. Ndjenja e urisë në fakt lidhet me një aftësi më të madhe për të menduar. Me pak fjalë, mendja juaj “ndizet” për të marrë vendime më të mira.