Pezullimi i “Vetting”-ut, Basha: Vendim i ndërmjetëm, por i drejtë

Pezullimi i “Vetting”-ut, Basha: Vendim i ndërmjetëm, por i drejtë
Loading...

BashaKreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, pas mbledhjes së grupit parlamentar tha se me deputetë u diskutua për keqqeverisjen e Edi Ramës.

Vendimin e Kushtetueses për pezullimin e ligjit të Vetingut,  Basha e konsideroi si të ndërmjetëm por të drejtë.

“Është një vendim i ndërmjetëm, ne presim vendimin përfundimtar, pa dyshim si vendim i ndërmjetëm është vendim i drejtë, sepse i mohon Edi Ramës mundësinë që përmes qehajajve të tij të vendosë se cilët prokurë janë të korruptuar dhe cilët nuk janë”, tha kreu i PD.

Ndërkaq, sipas Bashës, situata në vend është përkeqësuar dhe se vendi është kthyer në narko-republikë.

“Droga po kapet nga autoritetet e huaja dhe jo vendase. Kjo bëhet që të prishin apo kapen zgjedhjet e ardhshme. PD e quan të papranueshme që qeveria dhe Edi Rama, ka asgjësuar reformën zgjedhore. Sot është e qartë që zgjedhje të lira nuk ka e nuk mund të ketë”, tha Basha.

Duke iu referuar deklaratës së Ylli Manjanit për përdorimin e ushtrisë kundër kanabisit, Basha tha se edhe përfaqësues të mazhorancës e kanë kuptuar gjendjen ku ndodhet vendi. Ai theksoi se kush hesht përballë drogës, është indiferent ose i korruptuar.

“Është një simptomë e gjendjes ku ndodhet vendi. Anëtarë të kabinetit apo përfaqësues të mazhorancës, detyrohen të pranojnë atë që kemi thënë prej një viti, se Shqipëria është kthyer në një narko-republikë të Edi Ramës. Kush hesht përballë kësaj, shqiptar apo i huaj, ka dy gjëra, indeferencë ose korrupsion. Ose është indiferent, ose është i korruptuar”, u shpreh Basha.

26 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Politikë

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar