Pezullimi i “Vetting”-ut, SHBA-BE: T’ia referojë shpejt Venecias

Pezullimi i “Vetting”-ut, SHBA-BE: T’ia referojë shpejt Venecias
Loading...

shbaShtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian, përmes ambasadës së SHBA në Tiranë, kanë reaguar pas vendimit të |Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar zbatimin e ligjit të Vettingut. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, SHBA-BE shprehen se respektojnë autoritetin e Kushtetueses, por i bëjnë thirrje, që ashtu siç është shprehur kjo gjykatë, ta referojë sa më shpejt ligjin e Vettingut në komisionin e Venecias.

“Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian respektojnë autoritetin e Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar Ligjin e Vettingut dhe pezulluar zbatimin e tij. Gjykata Kushtetuese ka thënë se do t’ia referojë ligjin Komisionit të Venecias. Nxisim që ky referim të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur për të parandaluar vonesa. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian mbeten të përkushtuar ndaj zbatimit të plotë të reformës së gjyqësorit”, thuhet në reagim.

25 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Politikë

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar