Pique: Ja si e bëra për vete Shakirën

Pique: Ja si e bëra për vete Shakirën
Loading...
LAS VEGAS, NV - MAY 18: Singer Shakira and Gerard Pique arrive at the 2014 Billboard Music Awards at the MGM Grand Garden Arena on May 18, 2014 in Las Vegas, Nevada. (Photo by Gregg DeGuire/WireImage)
LAS VEGAS, NV – MAY 18: Singer Shakira and Gerard Pique arrive at the 2014 Billboard Music Awards at the MGM Grand Garden Arena on May 18, 2014 in Las Vegas, Nevada. (Photo by Gregg DeGuire/WireImage)

Gerard Pique ka rrëfyer se e ka nisur lidhjen e tij me këngëtaren Shakira duke e pyetur për motin. Futbollisti spanjoll ka treguar se si një komunikim në chat ishte bërë edhe fillesa  lidhjes së tyre pikërisht gjatë kupës së botës Afrikë 2010, ku Shakira këndonte këngën hyrëse të kampionatit botëror ‘Waka Waka’. Pique ka rrëfyer se fillimisht e kishte takuar këngëtaren teksa xhironte këngën e Botërorit ku kishin shkëmbyer edhe numrat e telefonit.

“Ajo mbërriti në Afrikën e Jugut përpara skuadrës spanjolle, sepse do të këndonte në ceremoninë hapëse. I dërgova një mesazh dhe e pyeta se si ishte koha sepse ne do të shkonin pas disa ditësh”, rrëfen spanjolli.

“Prisja një përgjigje të thatë, por ajo nisi të më tregonte me detaje se si ishin temperaturat në çdo moment të ditës. Ky ishte momenti kur kuptova se duhet të shkoja në finale të kupës së botës që ta takoja sërish – ajo do të këndonte në finale”, tregon futbollisti.

15 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | ShowBiz

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar