PPD: Së bashku kundër Ahmetit dhe Gruevskit

PPD: Së bashku kundër Ahmetit dhe Gruevskit
Loading...

Partia për Prosperitet Demokratik shtrirjen e saj në Karshiakë e filloi me Kuvendin zgjedhor në Komunën e Studeniçanit.

Në një atmosferë madhështore Kuvendi për kryetar të Degës e zgjodhi Hamdi Shabanin ,sociolog i diplomuar.

Kuvendarëve dhe të pranishmeve iu drejtua edhe kryetari i PPD-së zoti Abdylhadi Vejseli i cili bëri një retrospektivë të së kaluarës së kësaj partie. Duke folur për të tashmen ai theksloi se qëllimi parësor i PPD-së është të krijohet një front i bashkuar i partive politike shqiptare për tiu kundrvu politikave diskriminuese të partive politike maqedonase.

Meqë ky front i bashkuar është për momentin e dhënë i pamundshëm për shkak të kapjeve të partive qeveritare Velseli u angazhua për një front të bashkuar të partive opozitare shqiptare për të cilin ai konsideron se ende është i mundëshëm përkundër hapave të shpejtuar që i bëri këto ditë një pjesë e opozitës. Vejseli theksoi se PPD-ja është e gatshme të punojë për një front të tërësishëm të partive opozitare por nëse kjo bëhet e pamundëshme atëherë ajo do të bashkëpunoj me parti me të cilat tashme ka një përvojë bashkëpunimi, gjë që këto ditë mund të materializohet.

Duke folur për gjendjen e tashme politike e ekonomike Vejseli theksoi se Maqedonia tashmë është shndërruar në dy Pashallëqe të mëdha partiake: atë të VMRO dhe atë të BDI me kryepashallarët Gruevski-Ahmeti. Ky pashallëk partiak theksloi ai ka krijuar parapolicitë partiake administratën partiake, gjyqësinë partiake, universitetet partiake ligjëruesit partiak por edhe vjedhjet dhe kriminalitetin partiak.

Partia për Prosperitet Demokratik do të angazhohet që çdo gjë partiake ta shkulë nga trungu dhe të krijojë insgtitucione dhe sistem vlerash shtetërore.

Për ta bërë departizimin e shtetit kërkesë kjo e Raportit Pribe duhet krijuar kushte dhe mbështetje maksimale ligjore për Prokurorinë Speciale, duke përfshirë këtu edhe Gjykatën speciale. PPD e ka mbështetur dhe fuqishëm e mbështet Prokurorinë speciale. Për PPD-në Prokuroria Speciale është Purgatori dhe Ferri i Dantes ku gjynaqarët, vjedhësit e parave të qytetarëve duhet të parakalojnë dhe secili në bazë të krimeve të bëra në kuadër të “bandave kriminele” duhet ta paguajnë hakun e tyre për veprat e kryera.

Karvani i laj-së këto ditë do të zbarkojë në Çegran të Glostivarit dhe Hasanbeg të Shkupit.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar