Prishja e lulishtes, Rama: Voltana Ademi, shembull kokëboshllëku

Prishja e lulishtes, Rama: Voltana Ademi, shembull kokëboshllëku
Loading...

Shkoder
Shkoder 2
rama-voltana-ademi-640x435

Kryeministri Edi Rama sulmuar sërish kryetaren e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi. Kjo, pas këmbënguljes së saj për mosprishjen e ndërtesave rreth stadiumit ‘Loro Boriçi’, kusht që është vendosur edhe nga UEFA, si dhe për prishjen e një parku për të zgjeruar një rrugë. Në një postim në Facebook, Rama shkruan se Ademi pa asnjë lloj problemi shkuli gjelbërimin për të zgjeruar rrugën, ndërkohë që e paska të pamundur që të shkullo çibanët e betonit e ndryshkur pranë stadiumit.

“Si mundet mendja t’i thotë një njeriu në krye të qytetit, se për të shkulur krejt gjelbërimin brenda lagjes që të zgjerohet  rruga, është kollaj fare, ndërsa për të hapur sheshin para stadiumit të ri (investimi më i madh publik në historinë e qytetit) është e pamundur sepse për shkaqe “sociale” këta çibanë betoni e ndryshku nuk u shkulkan dot?!?

Kjo është mendja e pakuptueshme dhe e pashpjegueshme që drejton sot Shkodrën, që në kohëra të vjetra i jepte leksione shijeje europiane jo veç Shqipërisë po dhe fqinjëve në veri! Çfarë shembulli rrëqethës, i kokëboshllëkut që ka karakterizuar, për plot 25 vjet, politikën e atyre që rrënuan qytetet e Shqipërisë, e i kthyen në pazare orientalë ku nuk fryu asnjë fllad Europe!… Janë po ata që sot, bërtasin “Ngrihuni të shpëtojmë Shqipërinë!t”✌️”, shkruan Rama.

26 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Politikë

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar