Profili i një ish Presidenti, Behgjet Pacolli mes politikës dhe biznesit

Profili i një ish Presidenti, Behgjet Pacolli mes politikës dhe biznesit
Loading...

Behgjet Pacolli është një emër shumë popullor në Kosovë. Por ai është një emër dhe personalitet I njohur edhe përtej Kosovës për shkak të ndikimeve të tij në fushën politike-Ekonomike. Pacolli I përket brezit të famileve me shumë fëmijë të cilët janë rritur me shumë vështirësi. Një detaj të cilin Pacolli e përmend shpesh gjatë intervistave të tij. Behgjeti ishte njëri nga dhjetë fëmijët i cili u rrit si shumë të tjerë në Kosovën e viteve të vështira.

Behgjeti ka qenë vazhdimisht i influencuar nga babai i tij dhe veçanërisht nga gjyshi Osmani që të mos heqë dorë nga qellimi i tij kryesor në jetë që ishte karriera ne konstruktim civil dhe industrial. Ai është një sipërmarrës i dalluar shqiptar veprimtaria e të cilit shtrihet edhe në nivel ndërkombëtar.

Është president dhe CEO i Mabetex Grup, kompani konstruksioni dhe inxhinieri civile me qendër në Zvicër. Përpos angazhimit të tij si sipërmarres, Pacolli është i angazhuar gjithashtu si president i partisë së katërt më të madhe në Kosovë të quajtur AKR-Aleanca Kosova e Re. Gjatë viteve të fundit ai ka qenë i angazhuar edhe në skenenën e politikës kosovare.

Pacolli nuk ka dashur asnjëherë të flasë për pasurinë e tij por thuhet se ai është shqiptari më i pasur në botë nga trojet shqiptare.

Më 17 mars 2006, Pacolli themeloi partinë politike Aleanca Kosova e Re (AKR), e cila ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2007 ishte e treta. Gjate ketyre zgjedhjeve ai deklaroi pronë të vlefshme në shumë të 420 milionëve eurove.

Në zgjedhjet vendore të 2013, AKR-ja e drejtuar nga Behgjet Pacolli fitoi dy komuna shumë të rëndësishme të Kosovës, falë cilësive të dy kandidatëve si Mimoza Kusari Lila-Gjakovën dhe Agim Bahtiri-Mitrovicën

Në 2011-tën  behet President i Kosovës. Megjithëse për një kohë të shkurtër Behgjet Pacolli ofroi një model të ri dhe aktiv të institucionit më të lartë të shtetit të Kosovës.

Që në 2004, Behgjet Pacolli ka vazhduar me përpjekjet e tij sa i perket cështjes se Kosovës duke mbështetur shumë institucione si dhe qeveri te huaja per të përkrahur pavaresinë e plotë te Kosovës dhe njohjen e saj.

Që nga deklarimi i pavaresisë së Kosovës në shkurt te 2007, Pacolli ka punuar vazhdimisht në lobimin e shteteve që të njohin zyrtarisht Kosovën si shtet te pavarur. Aktualisht Pacolli vazhdon me aktivitet lobuese te tij kudo ne botë, ku ai takon udhëhëqes te lartë të shteteve boterore në pritje qe t`i bindë ata me argumente në njohjen e pavaresise së Kosoves. /opinion.al

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar