PS: Ligji i mbetjeve një fitore, jemi të hapur për çdo propozim

PS: Ligji i mbetjeve një fitore, jemi të hapur për çdo propozim
Loading...

Shalsi e BallaDeputeti socialist Eduart Shalsi është shprehur se ligji i mbetjeve në Shqipëri është një fitore. Pas përfundimit të takimit me shoqërinë civile, Shalsi tha se propozimi për ligjin e mbetjeve është më i miri dhe asnjëherë i bërë më parë.

“Me këtë ligj, është arritur një fitore që ka të bëjë me sensibilizimin e të gjithë faktorëve. Menaxhimi i mbetjeve nuk mund të fitohet vetëm nga politika, por nga të gjithë. Me një pjesë të shoqërisë civile nuk biem dakord, – u shpreh Shalsi, – por jemi të hapur për çdo amendim për menaxhimin e mbetjeve. Kemi folur për kuota mes asaj që do të importohen dhe riciklohen. Po flasim për heqjen e ngarkess fiskale për mbetjet. Nxisim bashkitë që të përshpejtojnë politikat e ndarjes në burim.  Shërbimi ynë madhor është pastrimi i Shqipërisë nga mbetjet që të hapim një kapitull të ri sikundër kemi bërë me reformën territoriale”, – përfundoi Shalsi.

Ndërkohë që deputeti Taulant Balla nënvizoi se mazhoranca ka bërë disa ndryshime në industrinë e riciklimit si një hap të rëndësishëm për të gjetur një zgjidhje për mënyrën se si do të trajtohen mbetjet në Shqipëri.

25 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Politikë

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar