PS zgjedh sërish një mjek, Ilia Stefa kandidati i majtë për Kolonjën

PS zgjedh sërish një mjek, Ilia Stefa kandidati i majtë për Kolonjën
Loading...

bashkia-e-kolonjes-660x330Partia Socialiste ka zgjedhur të hyjë sërish në garë me një mjek në zgjedhjet e parakohshme në bashkinë Kolonjë që do të mbahen, pas ndarjes së parakohshme nga jeta të kreut të kësaj bashkie, Arben Malo rreth një muaj më parë.

Ka qenë deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, i cili në një prononcim për mediat bëri me dije se grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka miratuar gjatë mbledhjes së sotme kandidaturën e kirurgut Ilia Stefa si kandidat për kreun e bashkisë Kolonjë.

“U diskutua për zgjedhjet për Bashkinë e Kolonjës. Ne mendojmë se kandidati që kemi zgjedhur, kirurgu Ilia Stefa, ka dhënë prova në shërbim të qytetarëve dhe shërbimin si mjek do ta kalojë në shërbim menaxherial. Ne jemi të bindur se kjo është zgjedhja e duhur, ndaj në këtë mbledhje kemi miratuar kandidaturën e tij”, ka thënë Majko.

Stefa do të garojë në këtë zgjedhje përballë kandidatit të opozitës, Dritan Hajro që vjen nga Partia Agrare e Agron Dukës.

17 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Politikë

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar