Putin kundër SHBA-ve: Sulmet kibernetike jo të ligjshme

Putin kundër SHBA-ve: Sulmet kibernetike jo të ligjshme
Loading...

Putin me grusht 1“Duke kërcënuar Rusinë për të nisur një sulm kibernetik, SHBA-të pranojnë për herë të parë se janë të përfshirë në këtë aktivitet”. Kështu është shprehur Vladimir Putin për agjencinë e lajmeve ruse “Tass” dhe “Interfax”, ndërsa rritet tensioni mes dy vendeve: “Natyrisht që kjo është në kundërshtim me normat ndërkombëtare”, – ka shtuar Putin, duke iu referuar deklaratave të zv.presidentit amerikan, Joe Biden, i cili ka njoftuar mbi një kundërpërgjigje të mundshme të SHBA-ve ndaj sulmeve të hakerëve rusë.

Presidenti rus thotë pastaj që Moska nuk ka aspak ndër mend të ndërhyjë në fushatën elektorale amerikane dhe shpjegon: “Sakrifikimi i marrëdhënieve mes Amerikës dhe Rusisë për arsye të politikës së brendshme amerikane, është i dëmshëm dhe aspak konstruktiv”. Sigurisht, shton sërish Putin, “Clinton ka zgjedhur një retorikë agresive kundër nesh, ndërsa Trump flet për bashkëpunim në luftën kundër terrorizimit”.

Ndërkohë, shefi i Kremlinit paralajmëron: sanksione të mundshme kundër Rusisë nuk do të ishin konstruktive. “Nuk do të zgjidhte asgjë, – vijon ai, duke iu referuar problemit të krizës siriane. – Janë vendime të paramenduara për të ndalur forcën e Rusisë dhe nuk arrijnë asnjëherë ndonjë qëllim”.

Po ashtu, nga Londra mbërriti lajmi që SHBA-të dhe Britania e Madhe, po mendojnë për sanksione të reja kundër Moskës për shkak të sulmeve ajrore në Alepo.

17 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Bota

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar