Pyetja e Ristanit: Si realizohet votimi me lista të hapura?

Pyetja e Ristanit: Si realizohet votimi me lista të hapura?
Loading...

Ristani ne seliPërfaqësues të tre partive kryesore në vend, kanë diskutuar për sistemin e votimit për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. LSI-ja ka shprehur qartë se është pro sistemi me lista të hapura, ndërsa PD për sistemin mazhoritar.

Lidhur me qëndrimin për lista të hapura, Sekretari i Përgjithshëm i PD Arben Ristani ka reaguar duke adresuar disa pyetje për këtë ndryshim që po kërkohet, në vazhdën e Reformës Zgjedhore.

Duke postuar në “Facebook”, një koment për këtë, Ristani thotë se sistemi duhet të jetë sa më i thjeshtë për votuesit dhe ka shtruar pyetjen se si realizohet votimi me lista të hapura.

Komenti i Ristanit në “Fb”

“Ka nje dikutim keto dite rreth votimit me “liste te hapur”, apo jo.
Se pari votimi me liste te hapur apo te mbyllur eshte variant i sistemit proporcional.
Se dyti nese perkrahesit e votimit me “liste te hapur” kane parasysh nevojen popullore per te shprehur direkt vullnetin per deputetin e deshiruar prej tyre dhe kufizimin e vullnetit te kryetareve te partive, athere pse te mos kthehemi tek sistemi mazhoritar?
Se treti eshte domosdoshmeri qe votimi te jete nje proces sa me i thjeshte per votuesin, dhe ketu kam nje pyetje per ata qe perkrahin sistemin proporcional me liste te hapur. A e dine dhe e kane parasysh se si teknikisht, realizohet ky lloj votimi?”.

17 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Politikë

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar