Qarkullimi industrial mujor në Maqedoni shënon rënie, kurse ai vjetor shënon rritje

Qarkullimi industrial mujor në Maqedoni shënon rënie, kurse ai vjetor shënon rritje
Loading...

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), qarkullimi në industrinë e Maqedonisë për muajin gusht, krahasuar me muajin paraprak, ka shënuar rënie prej 4.7%, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mirëpo, qarkullimi i gushtit të këtij viti, krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, ka shënuar rritje për 14.1%, ndërkaq rritje këtë vit, krahasuar me vitin e kaluar, ka edhe në tregun e brendshëm, për 8.4%, si edhe në tregun e jashtëm, për 15.8%.

Sipas sektorëve, qarkullimi në xehetari dhe gurthyese, për 8.3%, pastaj në industrinë e përpunimit, për 14.3%.

Rritja është shënuar edhe në prodhimet e ndërmjetje, përvep energjisë, për 13.%; prodhimet kapitale, për 16.2%; prodhimet afatgjate për përdorim të gjërë, për 6.2%; dhe prodhimet afatshkurtëra për përdorim të gjërë, për 13%.

Rritje në qarkullimin industrial, përgjithësisht është arritur në muajt janar – gusht 2016, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, për 10.8%

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar