Që 34 vite vuajnë për vajzën: E mbajnë të mbyllur, por problemet e saj mendore kanë shërim

Që 34 vite vuajnë për vajzën: E mbajnë të mbyllur, por problemet e saj mendore kanë shërim
Loading...

Familjen Kryeziu nga Mleqani i Malishevës nuk e rëndon jeta e vështirë dhe as varfëria, sa e ka lodhur gjendja e vajzës së saj 34 vjeçe. Mjekët kanë thënë se rasti i Sebahates ka shërim, por ai mund të bëhet vetëm jashtë vendit, transmeton RTK

Meqë mundësitë për këtë kjo familje nuk i ka, atëherë krejt çfarë bëjnë është që ta shohin vajzën e tyre teksa përpëlitet brenda dhomës ku mbahet e mbyllur dhe me mundimin që të kujdesen për të.

Nga sëmundja e saj mendore, prindërit është dashur ta izolojnë atë nga të gjithë.

Ata vuajnë kur e shohin të bijën 34 vjeçe në këtë gjendje, por edhe shpirti u dhemb që duhet ta mbyllin në dhomë që ajo të mos i shqetësojë familjarët dhe fqinjët./KP

Prindërve nuk u ndihmojnë as lotët që derdhin për vajzën e re, por luten dhe besojnë se dikush do t’u ndihmojë, që ta dërgojnë për shërim jashtë vendit. Mjekët u kanë thënë se atje mund të gjejë shërim.

Nëna, Zarifete Kryeziu, e cila gati jeton si e burgosur duke mos e lënë asnjëherë të bijën vetëm për këto 34 vjet, ka harruar dhimbjet e veta.

Familja Kryeziu deklaron se ka marrë premtime të ndryshme nga institucionet komunale se do t’i ndihmojnë për shërimin e vajzës, por deri më tash askush nuk ka bërë gjë.

Megjithatë, është shpresa ajo që i mban në këmbë se dikush do t’u japë pak krah që Sebahatja të gjejë shërim.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar