Qenan Aliu: Subjektet politike opozitare shqiptare të bashkohen në një federatë politike

Qenan Aliu: Subjektet politike opozitare shqiptare të bashkohen në një federatë politike
Loading...

Analisti politik, Qenan Aliu ka nxjerr në pah një ide për bashkimin politik në formën e një federate politike, transmeton TetovaSot.

“Miq të dashur, po publikojë vetëm si SKICË-IDE në pak vija të trasha , nevojën e Bashkimit për veprim politik të partive shqiptare opozitare në Maqedoni .

* * *

Bashkimi i veprimit politik , organizativ dhe elektoral të partive shqiptare opozitare do ta bëjë të mundur të shndërrohen në forcë serioze elektorale në vend. Prandaj edhe përpjekjet për ta penguar këtë do të jenë serioze.

Por duhet të ekzistojë dhe të shpërfaqet akoma më shumë vullneti i mbështetësve që ky projekt të realizohet.

Ky projekt do të zhvillohej në përputhje me realitetin politik dhe në përballje me sistemin aktual zgjedhorë.

Të bashkuar do të jenë më të fortë në tregun e fëlliqtë politik aktual ku vendos paraja dhe konjukturat ekonomike të grupeve të fuqishme . Mbase politika është bërë instrument në duart e oligarkisë financiare të vendit. Prandaj duhet bërë një projekt politik inkluziv .

* Ky projekt organizativ duhet të ketë formën e një FEDERATE POLITIKE ku partitë NUK SHKRIHEN , por shkrijnë në NJË veprimin politik e sidomos atë elektoral.

* Trupat drejtuese do të përbëheshin nga kryetarët përkatës në nivel qendrorë dhe atë lokal. Ndërkohë, besoj se do të organizoheshin forume të përbashkëta rinore dhe të gruas që do të jenë pjesë aktive e procesit politik.

Pra me këtë bashkim të veprimit politik hapëroni në mjediset shqiptare, bisedoni me gjithsecilin bile edhe nëse mendojnë më ndryshe .

Por mos haroni ,alternativës OPOZITARE të gjithë kanë të drejtë ti bashkangjiten, askush nuk do të duhej të evitojë asnjë parti , grupacion, apo individ, por gjithësesi menaxhimin do ta bëjë niveli qendrorë në mënyrë të organizuar.

Dhe në fund, Synim i këtij Bashkimi të veprimit politik, nuk duhet të jetë fitorja ndaj këtij apo atij subjekti politik, ( sepse bashkimi i tillë fitoren e ka të garantuar ), por Synimi duhet të jetë mposhtja e kësaj të keqe të madhe hajdute dhe rikomponim më ndryshe i vet SISTEMIT që është gjeneratorë i krizave, i varfërisë dhe diskriminimit të shqiptarëve në Maqedoni .”, shkroi Qenan Aliu./TetovaSot/

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar