Rama: Kemi ndërmarrë reforma të thella për të bërë shtet

Rama: Kemi ndërmarrë reforma të thella për të bërë shtet
Loading...

rama 1Në komunikimin e kësaj jave, kryeministri i vendit Edi Rama është ndalur të reformat e ndërmarra. Sipas Ramës, gjatë tre viteve qeveria e tij është angazhuar për reforma të thella për të bërë shtet. Rama theksoi se ka pasur skeptikë, të cilët nuk besonin se këto reforma mund të arriheshin.

“Prej tre vjetësh jemi angazhuar në një proces reformash të thella, për të bërë shtet. Reforma të cilat, askush përpara nesh, jo thjesht nuk i nisi, por as nuk mendoi se mund të bëheshin. Sepse, sot e besoj përfundimisht, ata që qeverisnin më parë, nuk kishin si t’i dinin peripecitë e këtyre reformave të vështira përderisa nuk e besonin as vetë se Shqipëria mund të bëhej.

Në një vend ku drita e semaforit ka të njëjtën ngjyrë si për njerëzit e zakonshëm, ashtu edhe për njerëzit me pushtet. Ata nuk e besonin se Shqipëria mund të bëhej një vend ku mund të ndalohen njëherë e mirë ndërtimet pa leje në tokën e shteti apo në tokën e tjetrit, ose bëhet ky vend ku mund të ndalohet duhani në vendet publike. Ata nuk e besonin se Shqipëria mund të bëhej një vend ku të paguhej nga të gjithë energjia që konsumohej.

Sot qeveria është gati të spostojë nga buxheti i shtetit në buxhetet familjare të punonjësve dhe pensionistëve plot 100 mln dollarë. Kjo është me herë, shumë më e madhe e vënë ndonjëherë në dispozicion të familjeve në një vit të vetëm për rroga dhe pensione. Qeveria e mëparshme ndau nga buxheti i shtetit për rroga dhe pensione 124 milionë dollarë në 8 vjet. Ndërsa ne jo vetëm ndajmë në një vit buxhetor 100 mln dollarë, por duke llogaritur edhe 100.4 mln dollarë që janë ndarë në këto tre vjet nga ulja e taksës mbi rrogën, plus 40 mln dollarë nga i njëjti mekanizëm i uljes së taksës vitin e ardhshëm arrijmë që falë kësaj faze të parë të reformave të spostojmë në buxhetet familjare dhe pensionistëve 240. 4 mln dollarë brenda një mandati të vetëm”, theksoi Rama.

23 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Politikë

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar