Rama, kundër bashkimit Shqipëri-Kosovë: I përket të shkuarës (Video)

Rama, kundër bashkimit Shqipëri-Kosovë: I përket të shkuarës (Video)
Loading...

Rama-Al-Jazzera1Kryeministri Edi Rama ka mohuar bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës në atë që konsiderohet Shqipëria e Madhe dhe që shumë kush, sidomos në rajon e më gjerë i trembet prej dekadash.

Në një intervistë për televizionin “Al Jazeera” të Ballkanit, kreu i qeverisë shqiptare, i pyetur mbi këtë çështje, u shpreh se kjo gjë nuk ka qenë asnjëherë qëllim për Shqipërinë.

“Nuk ka qenë kurrë qëllim, sepse besoj fort se ‘Shqipëria e Madhe’, ‘Serbia e Madhe”, apo çfarëdo tjetër e “Madhe”, është ajo që e shkuara na kë lënë, – ka shpjeguar Rama. – Kjo gjë nuk ka qenë asnjëherë një opsion, është thjesht ajo që na ka lënë e shkuara”.

Por nga ana tjetër, Rama ka përsëritur kërkesën e tij që Serbia duhet ta njohë sa më shpejt zyrtarisht pavarësinë e Kosovës në të mirë të saj dhe të rajonit.

Kjo është shumë e rëndësishme, për njerëzit, pë shqiptarët, për serbët si dhe për shqiptarët e Kosovës:.

Gjatë intervistës, Rama ka saktësuar se qytetarët e Kosovës janë shqiptarë.

17 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Politikë

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar