Rama nga Shishtaveci: Do rrisim pagën minimale deri në 35%

Rama nga Shishtaveci: Do rrisim pagën minimale deri në 35%
Loading...

ramaKryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me fermerët e Shishtavecit, ku bëri një panoramë të situatës financiare në vend. Rama tha se ish-kryeministri Sali Berisha nuk ndërtoi rrugë, por thjeshtë hapi disa kantiere ndërtimi dhe nuk i përfundoi ato. Si pasojë e kësaj politika, kompanitë e ndërtimit u futën në borxhe dhe që u shlyen nga qeveria aktuale.

“Saliu numëroi kilometrat dhe i quajti të bëra. Ai nuk ka përfunduar asnjë rrugë.  Priste shirita për të rritur besimin. Kompanitë e rrugëve shkuan nëpër banka dhe treguan kontratat e punës me shtetin, si garanci për të marrë kredi. Vazhduan edhe disa kilometra rrugë,  të tjera me paratë e tyre dhe ngecën përfundimisht. Bankat nuk u jepnin më kredi dhe u krijua një zinxhir i rrezikshëm borxhesh. E vërteta është se nuk kemi hapur kantiere të reja punë, por kemi vazhduar shtrimin e rrugëve të nisura më parë. Këtë e kemi bërë pasi shlyem lekët e kompanive, pasi në të kundërt nuk do e kryenin punën. Sot do kishim 3 herë më shumë rrugë, nëse nuk do kishim këto borxhe, për të cilat kemi akoma nevojë për para që të përfundojnë. Kjo është e vërteta”, tha Edi Rama.

Më pas ai vijoi për rritjen e pagave, duke thënë se ajo nuk do të jetë më e ulta në rajon, por më e lartë se e Kosovës dhe i afrohemi nivelit të Maqedonisë.

“Ndërkohë, duke vazhduar punën, nuk kemi harruar njerëzit sepse ne jo vetëm që shlyem 720 milionë dollarë borxhe, kompanive që kishin bërë kontrata me qeverinë, por ulëm taksat për pagat dhe do i rrisim ato në 2017.  Qeveria e mëparshme merrte një pagë dhe paguante një taksë prej 10%,e cila bënte që pastruesja e Kryeministrisë paguante një taksë më të lartë se Kryeministri;. Nga ulja e taksës, që në vitin e parë e hoqëm nga buxheti i shteti mbi 100 milionë dollarë, të cilat ia lamë në xhep të gjithë atyre që jetojnë me një rrogë minimale ose mesatare.

Po ashtu sot ne jemi në momentin kur jemi gati të bëjmë një rritje rrogash dhe pensionesh, duke postuar nga buxheti i shteti në buxhetin e familjeve 100 milionë dollarë, që është shuma më e madhe që një qeveri ka nxjerrë nga buxheti gjatë këtyre 25 viteve, për t’ua dhënë njerëzve në formë rroge apo pensioni. Aktualisht paga tona janë më të ulta në rajon por ne do t’i bëjmë ato që të jenë më lart se Kosova dhe Serbia. Do i afrohemi nivelit të Maqedonisë. Paga minimale do të rritet në masën 35%”, tha Rama.

25 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Politikë

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar