Rama: Të angazhuar për një politikë të re me Serbinë

Rama: Të angazhuar për një politikë të re me Serbinë
Loading...

ramaNë komunikim e kësaj jave, kryeministri i vendit Edi Rama ka folur për vizitën e tij në Serbi. Rama theksoi se është i angazhuar për një politikë të re me Serbinë. Ai shtoi se me Serbinë na bashkon rruga drejt BE-së.

“Këtë javë vizitova Beogradin, një vizitë dy ditore e përgatitur prej kohësh. Për të çuar përpara një marrëdhënie strategjike, për paqen, integrimin dhe për zhvillimin tonë ekonomik e social edhe përmes shfrytëzimit të dimensionit rajonal në kontekstin e procesit historik të Berlinit.

Shqiptarët dhe serbët e këtij shekulli të ri mund të bëjnë përmes njëri-tjetrit për veten e tyre dhe për Ballkanit atë që francezët dhe gjermanët bënë për veten e tyre dhe për Europën duke kapërcyer me largpamësi rrëqethëse dhe vendosmëri titanike lumin e madh të gjakut që i mbajti të ndarë me shekuj të tërë.

Me këtë bindje të patundur, tek kjo ide fituese dhe për ta çuar atë përpara jemi angazhuar me një politikë të re ndaj Serbisë, një politikë dialogu, ku ajo çfarë na ndan prerazi, qëndrimi diametralisht i kundërt ndaj pavarësisë së Kosovës nuk na pengon të komunikojmë për atë që na bashkon rruga e përbashkët e integrimit europian dhe interesat reciproke për fuqizimin e ekonomisë.

Sa më shumë Shqipëria i flet Serbisë troç në sy për Kosovën dhe paralelisht i tregon popullit të saj vullnet për mirëkuptim aq më shumë mitet dhe ideologjitë vihen në vështirësi për t’i ushqyer qytetarët e atij vendi me armiqësi ndaj atij vendi”, deklaroi Rama.

 

16 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Politikë

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar