Raporti: Bashkimi Evropian shpërdoroi 5.5 miliardë Euro. Ka nevojë të rikthejë besimin

Raporti: Bashkimi Evropian shpërdoroi 5.5 miliardë Euro. Ka nevojë të rikthejë besimin
Loading...

Bashkimi Europian shpërdoroi 5.5 miliardë Euro në vitin 2015, bëri të ditur “Watchdog”-u financiar i BE-së sot, duke paralajmëruar se Brukseli ka nevojë që të rifitojë besimin e qytetarëve europianë, besim i cili është tronditur prej Brexit si dhe krizave të tjera.

Fondet e shpenzuar keq shkuan për të paguar kosto të fryra personeli, për shembull zhvillimin e “cloud”-it për kompjuterët, thuhet në raport.

Një tjetër shembull përfshinte fondet e paracaktuar për kompanitë e vogla dhe të mesme në Republikën Çeke, Itali dhe Poloni, fonde nga të cilët përfituan persona të konsideruar të pakualifikueshëm.

Duke paraqitur raportin për vitin 2015, Klaus-Heiner Lehne, presidenti i Grupit Evropian të Auditorëve, tha se evropianët kanë humbur besimin tek institucionet evropiane, mes fluskave ekonomike, krizës së migrimit dhe votimit të Britanisë për të dalë nga BE.

“Në muajt dhe vitet që do të vijnë, një sfidë e madhe për BE-në do të jetë të rifitojë besimin”, tha Lehne gjatë prezantimit të raportit, duke theksuar se një fillim i mirë do të ishte të sigurohej që fondet shpenzohen më mirë.

“Njerëzve as nuk mund t’u shkojë mendja të na besojnë, nëse nuk shohin që ne i shpenzojmë si duhet paratë e tyre”, tha Lehne.

Raporti bëri të ditur se e ashtuquajtura normë e gabimit për shpenzimet ra në 3.8 përqind për buxhetin 145.2 miliardë eurosh të BE-së, por ishte gjithësesi më lart se niveli i pranueshëm prej 2.2 përqind.

Kjo ishte më mirë se 6.3 miliardë Eurot që u gjykua se u shpërdoruan në vitin 2014.

Raporti sqaron se këto shifra nuk ishin matëse të mashtrimit, mungesës së efektshmërisë apo shpërdorimit, por një vlerësim i parave që nuk duhej të ishin dhënë, për shkak se nuk kishte pajim të plotë me rregullat e BE-së.

Shpenzimet e menaxhuar në mënyrë të përbashkët mes Brukselit dhe shteteve anëtare kishin të njëjtin nivel gabimi si dhe ato të shpenzuara direkt nga Komisioni Europian.

Shpenzimet e BE janë afro 285 euro për qytetar në bllokun me rreth 500 milionë banorë.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar