Reagon Ben Blushi, ia kthen Ramës me të njëjtën monedhë… edhe më rëndë!

Reagon Ben Blushi, ia kthen Ramës me të njëjtën monedhë… edhe më rëndë!
Loading...

Gjatë intervistës që dha mbrëmë në “Studio e Hapur” kryeministri Edi Rama sulmoi ish-deputetin e tij Ben Blushi, duke thënë se nuk ka bërë asnjë punë në shërbim të qytetarëve.

Duke i kujtuar kohën kur kreu i mëparshëm socialist Fatos Nano e bëri ministër, kryeministri ironizoi: “Ben Blushi ka patur dy kryetarë në parti Fatos Nanon dhe mua. Me Fatos Nanon u bë nja tre herë ministër dhe s’bëri asnjë punë. Me mua s’bëri asnjë punë por bëri nja tre libra, romane”.

Deputeti i larguar nga PS-ja për të krijuar partinë e tij së bashku me Mimoza Hafizin, që, gjithashtu la Partinë Socialiste, i ka kthyer përgjigje shefit të mazhorancës.

“Paska folur Edi Rama për romanet e mi. Kur shkrimtarët merren me qentë, qentë merren me Librat!”, shkruan Ben Blushi në rrjetin social “Facebok”.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar