Redi Jupi dorëhiqet nga kombëtarja e vogël

Redi Jupi dorëhiqet nga kombëtarja e vogël
Loading...

jupi-658x370Redi Jupi nuk do të jetë më në pankinën e Kombëtares shqiptare të U21. Trajneri 42 vjeçar ka dhënë dorëheqjen e tij nga kjo detyrë , e cila duket se është pranuar edhe nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit , Armando Duka.

Redi Jupi e mori drejtimin e kombëtares U21 në vitin 2015, teksa zëvendësoi Skënder Gegën. Redi Jupi e drejtoi kombëtaren Shqiptare gjatë ndeshjeve eliminatore për Evropianin e vitit 2017 të kësaj grupmoshe.

Kuqezinjtë 21-vjeçarë ndodheshin në Grupin 4 të këtyre kualifikuesve, të cilat i mbyllën në vendin e katërt me 12 pikë, me një bilanc prej 3 fitoresh, 3 barazimesh dhe 3 humbjesh.

20 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Sport

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar