Regjistrimi i foshnjave në Shkup do të bëhet në një vend

Regjistrimi i foshnjave në Shkup do të bëhet në një vend
Loading...

Prej sot lindja e foshnjës në territorin e Shkupit do të paraqitet vetëm në repartin rajonal të Shkupit të Drejtorisë për Evidencën e Regjistrit të Amzës, ish Banka Komerciale, ndërsa certifikata nga evidenca e amzës do të jepet në afat prej pesë ditësh dhe do të mund të merret në zyrat rajonale komunale në gjithë shtetin.

Bëhet fjalë për reformë në evidencën e amzës që përfshin mënyrën tradicionale të paraqitjes. Edhe më tej vazhdon projekti “Mirë se erdhe foshnjë” me të cilin prindërit kanë mundësi që ta paraqesin lindjen që në spital dhe atje ta marrin certifikatën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar