Rei Manaj, titullar ndaj Sampdorias?

Rei Manaj, titullar ndaj Sampdorias?
Loading...

manajTe Peskara është momenti i Rei Manajt. Sulmuesi shqiptar, i dhënë në formë huazimi nga Interi, pritet të luajë titullar edhe në transfertën me Sampdorian për javën e tetë të Serisë A. Talenti 19-vjecar e ka lënë pas dëmtimin që pësoi në humbjen 0-2 me Chievon dhe është 100% në dispozicion të trajnetit Masimo Odo. Në fakt pasojat fizike të sfidës me veronezët Manaj i vuajti edhe në Kombëtare, duke lënë grumbullimin e kuqezinjve për sfidat me Lihtenshtejnin dhe Spanjën si masë paraprake.

Gjithsesi faza e riaftësimit ka shkuar sipas parashikimeve dhe talenti i lindur në Lushnjë mund të japë kontribut për skuadrën e tij ndaj Sampdorias. Mediat italiane raportojnë se Manaj konsiderohet zgjedhje e parë nga Odo, që kërkon nga sulmuesi të jetë pikë referimi në fazën sulmuese. Në 7 javët e para të Serisë A, Manaj është aktivizuar në 6 ndeshje, ku në 5 raste si zëvendësues. Në këtë fillim sezoni ka mundur ta dërgojë dy herë topin në rrjetë, pikërisht ndaj Sassuolos, sfidë të cilën Peskara e fitoi më pas 0-3 në tavolinë, dhë në barazimin 1-1 në transfertë me Xhenoan.

14 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Sport

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar