Rekord botëror në Toronto nga një 85-vjeçar!

Rekord botëror në Toronto nga një 85-vjeçar!
Loading...

torontoËshtë 85 vjeç, por me siguri nuk i ndien vitet, e madje është i aftë të thyejë një rekord bote në maratonë. Kanadezi Ed Whitlock, në moshën 85-vjeçare theu rekordin botëror në 42 kilometra e 195 metra, natyrisht për kategorinë e tij, atë të moshës nga 85 në 90 vjeç, duke zbritur poshtë kufirit të katër orëve, pasi e ndali kronometrin saktësisht në 3 orë e 56 minuta, plot 38 minuta më pak në krahasim me rekordin e mëparshëm. Teatri i kësaj arritjeje të jashtëzakonshme ishte Maratona e Torontos. Veterani me gjunjë të hekurt rrëfeu se synonte një rezultat më të mirë.

“Synoja 3 orë e 50 minuta, por pas gjysmës së garës kuptova që ishte shumë e vështirë, pasi filluan të më dhembnin këmbët”

Për inxhinierin Whitlock është diçka normale të bëjë fenomenin, por krenaria e tij më e madhe është se e ka mbyllur maratonën e Torontos në 2004, kur ishte 73 vjeç, poshtë kufirit të tre orëve, në 2 orë, 54 minuta e 29 sekonda. Një objektiv ky që shumë vrapues nuk e realizojnë dot kurrë në jetë edhe pse përshkojnë mijëra kilometra dhe mund të jenë në një moshë ku muskujt nuk kanë filluar ende të bëjnë llogaritë me vitet që kalojnë. Ndoshta sekreti i Whitlock qëndron në faktin se ai ka nisur të vrapojë në moshën 40-vjeçare, kur shumë nga ata që kanë garuar në nivele të larta i kanë varur atletet në gozhdë. 85-vjeçarë ndërkohë mendon edhe për të ardhmen.

19 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Sport

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar