Rrihet një i mitur në Manastir

Rrihet një i mitur në Manastir
Loading...

Në spitalin e Manastirit, një 17 vjeçar në praninë e babait të tij Z.J ka denoncuar se më datë 16.10.2016 rreth orës 21:00,  në rrugën Sotir Bërbeski e ka ndalur një person i panjohur dhe i ka kërkuar të holla.

Meqë personi i sulmuar i ka thënë që nuk posedon të holla, e ka kërcënuar se do ti djegë shtëpinë dhe e  ka ofenduar me çka edhe i lënduari verbalisht ia ka kthyer.

MPB sot lajmëroi se një përson i panjohur ka filluar ta tërheqë dhe ta rrahë të miturin, ku i mituri ka gjetur mundësinë dhe është larguar në shtëpinë e studentëve tek shokët e tij dhe ka vërejtur dhimbje në krahun e djathtë. Shokët kanë tentuar ta ndihmojnë megjithatë i mituri ka pasur gjakderdhje dhe për këtë janë detyruar ta dërgojnë në spital, ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore.

I mituri më 17.10.2016 ka denoncuar se rasti ka qënë “vetë lëndim” sepse ka qënë i frikësuar nga gjithë ndodhia.

Sektori i punëve të brendshme në Manastir po ndërmerr hapa për të zbardhur plotësisht rastin në fjalë./rrugadrejt.com

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar