Ruçi informon kongresmenët për Vettingun dhe reformën në drejtësi

Ruçi informon kongresmenët për Vettingun dhe reformën në drejtësi
Loading...

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi në SHBA mori pjesë në forumin parlamentar për intelegjencën dhe Sigurinë në Washington.

Ruçi është shoqëruar nga Mimi Kodheli, Anastas Angjeli, Taulant Balla dhe Fatmir Mediu. Ai u takuan me kongresmenët, Eliot Engel, Aderholt, Ron Estes dhe senatorin e Michiganit, Gary Peters.

Ruçi në takim me kongresmenët i informoi për procesin e vettingut dhe ecurinë e deritanishme në implementimin e Reformës në Drejtësi.

“Heqja e tatimit të dyfishtë Shqipëri – Amerikë, iniciativë që do t’ i bënte kompanitë amerikane më të interesuar për investime në Shqipëri” – tha Ruçi

Ai ndër të tjera i ka falënderuar kongresmenët për vëmendjen ndaj rajonit dhe kërkoi prezencë më të lartë të kompanive amerikane ne Shqipëri.

10 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Politikë

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar