Rusia përgatit raketën “Satan 2” që mund të shkatërrojë Teksasin

Rusia përgatit raketën “Satan 2” që mund të shkatërrojë Teksasin
Loading...

Raketa“Satan 2” është një emër që nuk sjell mendime pozitive. Bëhet fjalë në të vërtetë për një raketë të re bërthamore që po përgatitet nga forcat ushtarake ruse. Raketa, e cila përmban 16 mbushje bërthamore ka një rreze përshkrimi prej 10 mijë kilometrash dhe mund të asgjësojë një zonë të njëjtë me atë të Teksasit në SHBA apo të Francës.

Burime nga Moska njoftojnë vënien e saj në punë brenda vitit 2018, duke rritur sërish tensionet mes NATO-s dhe Kremlinit. Sipas analistëve ushtarakë amerikanë, të rejat i përkasin para së gjithash pjesës elektronike të raketave, e bërë më e saktë në krahasim me modelet e mëparshme. Rrezja e pajisjes dhe fuqia kanë mbetur të pandryshuara.

Nga ana e Aleancës Atlantike duket se ka nervozizëm, pasi vetëm pak orë më parë kishin kritikuar Spanjën, e cila kishte autorizuar portin e Ceuta-s të lejonte ankorimin e aeroplanmbajtëses ruse “Kuznetsov”. Kjo e fundit duhej të furnizohej me karburant dhe kishte si destinacion Sirinë, por NATO ka ushtruar presion ndaj Spanjës për të mos pranuar. Në fund, Rusia ka hequr dorë nga kërkesa e saj.

26 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Bota

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar