Sërisht aksident, këtë herë me pasojë vdekje!

Sërisht aksident, këtë herë me pasojë vdekje!
Loading...

Një person ka vdekur, kurse një tjetër është lënduar në një aksident automobilistik që ka ndodhur mbrëmë rreth orë 1:30 në mesnatë në rrugën Sedlarevë-Merovë në afërsi të udhëkryqit për Lukovicë, ka informuar sot zëdhënësi i Punëve të brendshme në Tetovë-Marjan Josifoski.

Sipas informacioneve B.K (32) nga Shkupi, për arsye ende të panjohura ka humbur kontrollin mbi automjetin e tij të tipit BMV me targa të Shkupit dhe ka dalë nga korsia, është rrokullisur dhe ka rrënë në humnerë prej 20 metra që vështirë se mund të qasesh.

Shoferi i automjetit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse bashkëudhëtari i tij S.G (40) nga Shkupi, ka marrë lëndime të lehta trupore dhe është transferuar në klinikën e Tetovës dhe më pas është lëshuar për shërim shtëpiak.

Në koordinim me prokurorin publik në vendin e ngjarjes ka qenë ekipi i Sektorit për punë të brendshme të Tetovës kurse trupi i pajetë është dërguar për procedura të mëtejshme. Akoma po punohet për arsyet e daljes së automjetit nga kontrolli, rrethanat dhe çdo gjë tjetër lidhur me këtë aksident-raportojnë nga sektori i punëve të brendshme në Tetovë.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar