Sessions hedhë poshtë akuzat se ka gënjyer ligjvënësit

Sessions hedhë poshtë akuzat se ka gënjyer ligjvënësit
Loading...

Zoti Sessions i tha Komisionit Juridik në Dhomën e Përfaqësuesve se nuk i kujtohej një takim i vitit 2016 me ndihmësin e fushatës Trump, George Papadopoulos, i cili i kishte folur për kontaktet e tij me njerëz që thoshin se mund të organizonin një takim midis zotit Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin, ndërkohë që njoftimet e medias thoshin se ishte vetë zoti Sessions që e kishte kryesuar takimin.

“Në gjithë dëshminë time, unë vetëm mund të përpiqem me sa mundem për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve tuaja ashtu siç i kuptoj dhe me aq sa më lejon kujtesa. Por nuk do t’i pranoj dhe i refuzoj akuzat se kam gënjyer ndonjëherë,” tha ai.

Që nga paraqitja e tij e fundit përpara një komisioni të Kongresit në mes të tetorit, media njoftoi se Papadopulos ishte deklaruar fajtor në fillim të tetorit se kishte gënjyer agjentët federalë që hetonin lidhjet e fushatës Trump me Rusinë.

Në seancën e tij të konfirmimit në janar për t’u bërë prokuror i përgjithshëm, posti më i lartë i zbatimit të ligjit në SHBA, zoti Sessions tha se ai nuk ishte në dijeni të komunikimit midis fushatës Trump dhe Rusisë, por më vonë e pranoi se ai vetë ishte takuar me ambasadorin e atëhershëm rus në Uashington, Sergei Kislyak.

Burimi i artikullit: Lajmi.Net | Bota

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar