SHBA 2016, sondazh i ri: Clinton në avantazh me 9% ndaj Trump

SHBA 2016, sondazh i ri: Clinton në avantazh me 9% ndaj Trump
Loading...

C_2_articolo_3037268_upiImageppPak orë nga debati final në televizion mes kandidatëve për Shtëpinë e Bardhë dhe 20 ditë nga zgjedhjet, (8 nëntor 2016), Hillary Clinton është në avantazh me 9 %, nga Donald Trump. Sipas sondazhit të fundit të Bloomberg, thuhet se 47% do të votojnë për Clinton dhe 38% për Trump.

Ndërsa 5% prej tyre thonë se nuk do të shkojnë që të votojnë ose që nuk duan të shprehin preferencën e tyre. Manjati humbi shumë pikë në sondazhe për shkak të  përhapjes së akuzave të abuzimit seksual që kanë bërë disa gra dhe përhapjen e një video të vjetër, në të cilën Trump është shprehur në mënyrë shumë vulgare ndaj seksit të kundërt. Kandidati republikan i ka kaluar ditët e fundit duke u grindur me kryetarin e Dhomës të partisë së tij, Paul Ryan dhe duke akuzuar demokratët në media për trukim zgjedhjesh.

19 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Bota

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar