Shenjat paralajmëruese të astmës tek fëmijët

Shenjat paralajmëruese të astmës tek fëmijët
Loading...

Astma është një sëmundje respiratore kronike, e cila kërkon kujdes dhe trajtim të vazhdueshëm. Nxitës të astmës janë alergjitë, i ftohti dhe ushtrimet. Ajo mund të kontrollohet me anë të ilaçeve të ndryshme, si dhe duke shmangur nxitësit sa më shumë të jetë e mundur.

Diagnostikimi dhe menaxhimi i fëmijëve nën 5 vjeç mund të jetë i vështirë. Tek bebet dhe fëmijët e vegjël, shenja si kollitje dhe marrje e frymës me zor, që zakonisht paralajmërojnë astmën, mund të shkaktohen nga arsye të tjera. Gjithashtu testet standarde që masin se sa mirë ose keq merr frymë një pacient nuk janë shumë të përshtatshme dhe të lehta për t’u kryer tek fëmijët nën moshën 5 vjeçe. Disa lloj trajtimesh për astmën nuk lejohen të përdoren tek fëmijët shumë të vegjël dhe te parashkollorët.

Për këto arsye, menaxhimi dhe kontrollimi i fëmijëve nën moshën 5 vjeç kërkon një monitorim shumë të kujdesshëm dhe të shpeshtë të fëmijëve. Mund të minimizohen simptomat e astmës duke ndjekur një plan të përcaktuar nga një mjek, duke monitoruar simptoma të caktuara dhe duke marrë mjekimet e duhura.

Simptomat e astmës tek fëmijët nën 5 vjeç

Shenjat e zakonshme të astmës dhe simptomat e shfaqjes së saj tek fëmijët nën 5 vjeç
 Kollë
 Probleme në frymëmarrje, nxjerrja e frymës me zë të lartë dhe me zhurma si fishkëllima
 Nuk mbushet dot me frymë
 Një ndjesi shtrëngimi në kraharor

Disa shenja përkeqësimi që mund të vihen re:

 Përkeqësim i simptomave gjatë natës.
 Periudha të shkurtra kohore me kolle dhe probleme në frymëmarrje gjatë kohës që nuk është duke kaluar krizë.
 Simptoma më të shpeshta dhe përkeqësim të gjendjes.
 Ndryshime sezonale gjatë periudhave kur infeksionet janë të përhapura, ose gjatë shtimit të nxitësve alergjikë.

Simptomat e astmës mund të nxiten ose përkeqësohen gjatë disa ngjarjeve, si:

 Ftohje ose infeksione të tjera në rrugët e frymëmarrjes.
 Gjatë ekspozimit të faktorëve alergjikë si pluhuri, kafshët shtëpiake ose poleni.
 Gjatë aktiviteteve fizike ose ushtrimeve.
 Gjatë ushqyerjes tek të porsalindurit.
 Ekspozimi ndaj tymit të cigares ose përbërësve të tjerë që irritojnë rrugët e frymëmarrjes.
 Reagime të forta mjekësore, si të qeshurit ose të qarët,
 Reflukse gastrointestinale.
 Ndryshime ekstreme të motit.
 Urgjencat e astmë.

Sulmet e rënda të astmës mund të jenë të rrezikshme për jetën dhe kërkojnë trajtime që merren në dhomat e urgjencës. Shenja dhe simptoma të një krize astme tek fëmijët nën 5 vjeç përfshijnë:

 Mos mbushjen me frymë.
 Frymëmarrja është aq e madhe sa barku thithet poshtë brinjëve.
 Probleme në të folur për shkak të frymëmarrjes së keqe.

Testet për diagnostikimi e astmës tek fëmijët e vegjël

Diagnostikimi i astmës tek fëmijët poshtë moshës 5 vjeç mund të bëhet shumë herë sfidues. Shenjat e para që mund të merren si të shkaktuara nga astma, mund të jenë si pasojë e gjendjeve të tjera mjekësore.
Nëse fëmija ka simptoma që mund të paralajmërojnë për astmë, mjeku ose specialisti i astmës duhet të mbledhë disa informacione para se të bëjë diagnostikimin.

Ai duhet të pyesë:
 Keni në familje persona me astmë?
 Sa shpesh ndodhin simptomat?
 E zgjon kollitja fëmijën tuaj gjatë natës?
 Këto simptoma shoqërohen me të ftohtin, apo nuk kanë lidhje me të?
 Sa shpesh ndodhin episode ku fëmija ka probleme me frymëmarrjen?
 Sa zgjasin këto periudha?
 Ka kërkuar fëmija juaj kujdes nga profesionistë më parë për problemet në frymëmarrje?
 Ka fëmija alergji nga pluhuri, kafshët shtëpiake, poleni ose ushqimet?
 A është fëmija juaj i ekspozuar ndaj tymit të cigares ose përbërësve të tjerë kimikë?

Testet laboratorike

Teste të tjera mund të përfshijnë:
 Analiza gjaku– Mjeku mat nivelin e disa qelizave të bardha të gjakur që mund të rriten si përgjigjë ndaj infeksionit.
 Rreze-x për pjesën e kraharorit – Një grafi për pjesën e kraharorit tregon ndryshimet që ndodhin në mushkri gjatë kohës që astma përkeqësohet. Mund të përdoret gjithashtu për të përjashtuar simptomat e tjera.
 Analizat e alergjisë – Një test gjaku ose në lëkurë mund të përcaktojë nëse fëmija juaj është alergjik ndaj ndonjë faktori. /shendeti/

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar