Shpërthim në dy impiante kimike në Gjermani, 1 i vdekur dhe 7 të zhdukur

Shpërthim në dy impiante kimike në Gjermani, 1 i vdekur dhe 7 të zhdukur
Loading...

GjermaniFrikë në Ludwigshafen e Lampertheim, në Gjermani për shkak të dy shpërthimeve në impiantet kimike Basf. Bilanci provizor është të paktën një i vdekur dhe shtatë persona të zhdukur. Banorët e zonës në Ludwigshafen janë ftuar të mbajnë dritaret mbyllur dhe të fikin ventilatorët dhe ajrin e kondicionuar, edhe pse, sipas autoriteteve lokale, “nuk ekziston mundësia për ndonjë intoksikim” për shkak të reve të tymit në ajër.

Gjermani 1Kompania deklaroi se shkak i shpërthimit mund të jetë bërë një problem në tubacion. Shpërthimi ndodhi në orën 11 e 30 me kohën lokale.

“Disa njerëz janë plagosur dhe të tjerë rezultojnë të zhdukur. Po hetohen shkaqet e shpërthimit”, tha kompania në një deklaratë.

Banorëve në Ludwigshafen dhe Mannheim u është kërkuar që të qëndrojnë brenda dhe të mbyllin dyert e dritaret, për shkak të përhapjes së tymit të zi.

Gjermani 2Pas shpërthimeve, Basf ka njoftuar pezullimin e aktivitetit industrial në zonë. Mbeten akoma në fuqo masat e sigurisë për qytetarët: në total, janë 21 mijë persona të përfshirë. Sipas komunës, banorët janë ankuar për vështirësi në frymëmarrje.

Gjermani 3Ndërkohë policia lokale, ka bërë të ditur se nuk ka asnjë të dhënë që të bën të mendosh se është një sulm i mundshëm terrorist pas shpërthimit në impiante.

17 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Bota

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar