Shpërthim në një fabrikë kimike në Gjermani, disa të plagosur dhe të zhdukur

Shpërthim në një fabrikë kimike në Gjermani, disa të plagosur dhe të zhdukur
Loading...

shperthimiiiiiiNjë shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një fabrikë kimike në Gjermani. Si pasojë raportohet se disa persona janë plagosur, ndërsa disa të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Kompania deklaroi se shkak i shpërthimit mund të jetë bërë një problem në tubacion. Shpërthimi ndodhi në orën 11 e 30 me kohën lokale.

“Disa njerëz janë plagosur dhe të tjerë rezultojnë të zhdukur. Po hetohen shkaqet e shpërthimit”, tha kompania në një deklaratë.

Banorëve në Ludwigshafen dhe Mannheim u është kërkuar që të qëndrojnë brenda dhe të mbyllin dyert e dritaret, për shkak të përhapjes së tymit të zi.

17 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Bota

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar