Shtatë vende, të cilat duhet t’i vizitoni një herë në jetë

Shtatë vende, të cilat duhet t’i vizitoni një herë në jetë
Loading...

Nëse është hera e parë që i dëgjoni, mos u habitni që ekzistojnë. Janë shtatë destinacione që Bordo ju sugjeron këtë vjeshtë për të vizituar nga Evropa deri në Azi, sepse janë aq unike sa vështirë se shlyhen nga kujtesa.

Një fundjavë relaksi në fshatin Hallstatt të Austrisë ose në Provencë, një aventurë e paharruar në liqenet magjepsësë Plitvice në Kroaci apo vizitë në nekropolisin Myra. Një SPA luksoze në llixhat e Baden Baden, një propozim për martesë në kopshtet pastel Fuji në Japoni ose të vizitoni fshatin e hobitëve Matamata.Telegraf

Vendet që duhet t’i vizitoni njëherë në jetë :

Hallstatt (Austri)
Fshati Hallstatt ndodhet në këmbët e malit Salzkammergut, me shtëpi alpine, ballkone me lule dhe një kishë e stilit gotike shekullin e 16-të. Panorama është më e bukur në Vjeshtë. Maja e malit arrihet me teleferik.

Fshati është pasuri e cila mbrohet nga UNESCO. Merrni trenin nga Viena dhe pas 3 orësh do të zbuloni fshatin e njohur për tunelet nëntokësore mbi 3 mijë vjeçare të kripës që depërtojnë deri në zemër të malit.

Liqenet Plitvice (Kroaci)
Parku Kombëtar i Liqeneve të Plitvices është një rezervat prej 295 kilometër katrorësh, i famshëm për zinxhirin e 16 liqeneve tarraca që lidhen mes tyre me ujëvara dhe një kanion gëlqeror.

Zgjatimi i liqeneve që ndëpritet nga ujëvarat arrin në 8 kilometra, ku pika më e lartë arrin 1,280 metra, ndërsa më e ulëta 380 metra, edhe pse diferenca totale e lartësisë mes liqeneve është 135 metra, veçori unike që e përfshiu nën kujdesin e UNESCO-s.

Provence (Francë)
Një krahinë që të magjeps në çdo stinë, jo vetëm kur fushat çelin livandon e famshme. Merrni me qera një vilë dhe kundroni një panoramë të pazakontë, ku gjithçka kthehet në ar nga e florinjta e vreshtave që përqafojnë kodrinat.

Shijoni festivalin e çokollatës dhe gështenjave që serviren si gostitje. Shijoni verërat më të mira në botë, esencat e livandos, nga sapunët tek parfumet, që më të mira së këtu, nuk i gjeni në asnjë vend tjetër.

Baden Baden (Gjermani)
I famshëm për burimet e ujërave termale që nga koha e romakëve, këtu gjen një SPA në natyrë. Një destinacion elegant për ata që dashurojnë ujërat termale, stilin e lartë dhe një pamje piktoreske.

Arkitektura e rezidencave është unike, ku bie në sy luksi, eleganca dhe mondaniteti. Burimet u zbuluan që në kohën e perandorit romak Caracalla, legjionet e të cilit i quajtën Aquae Aureliae, rrënojat e të cilave gjenden në qendër të qytetit.

Kopshtet Fuji (Japoni)
Asgjë më shumë sesa parajsa në tokë, nuk mund të cilësohet kopshti Kawachi Fuji në Japoni, një destinacion joshës i dizajnuar në formën e tuneleve me ngjyra pastel si të arratisura nga librat e përrallave.

Mbi 150 bimë Wisteria qëndrojnë të lulëzuara duke ofruar një rrebesh petalesh që zbresin nga qielli në blu, vjollcë dhe rozë. Piketojeni si vendin ideal për të bërë propozimin e jetës tuaj, një kujtim që nuk do të harrohet kurrë.

Myra (Turqi)
Prej së largu gjithçka i ngjan një fshati në miniaturë mbi shkëmb, por në fakt qyteti i të vdekurve Myra është vetëm një varrezë. Ndryshe nga faraonët që varroseshin në Piramida, këtu atyre u ndërtohej një bansë mbi shpatin e malit shumë pranë tempullit.

Mbi gur përveç portikëve, sheh gdhendje të stilizuara që zbukurojnë fasadën që i dedikohen pronarëve të shtëpive-varreza si dhe mbishkrime me himne dhe lavde.

Fshati Hobbit (Zelanda e Re)
Nëse mendoni se personazhet hobbit ekzistojnë vetëm në libra gaboheni, pasi fshati i tyre Matamata ekziston vërtet. Gjatë xhirimeve të sagës “Zoti i Unazave” në Zelandën e Re u ndërtua një fshat enkas për këtë film, i cili ekziston ende si një atraksion turistik.

Kushdo shkel aty, e beson se hobit ekzistojnë vërtet dhe kjo duket qartazi nga përmasat e shtëpive, format dhe deri tek arredimi i tyre duke rritur kërshërinë për të hyrë në to.

myra-turqi liqenet-plitvice-kroaci kopshtet-fuji-japoni hallstatt-austria61 fshati-hobbit-zelanda-e-re baden-baden-gjermani

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar