Skënderbeu pëson humbjen e parë, Luftëtari shtang Kamzën

Skënderbeu pëson humbjen e parë, Luftëtari shtang Kamzën
Loading...

Skënderbeu ka pësuar humbjen e parë pas 14 javësh, pikërisht ndaj Laçit të Mezanit, që po tregon rritje nga java në javë dhe po vijon të befasojë. Në Laç vendosi goli i mesfushorit berates Myrto Uzuni, që shënoi menjëherë sapo filloi pjesa e dytë, ndërsa korçarët humbën një mundësi të mirë për të thelluar edhe më tej distancën me ndjekësit.

Skënderbeu bëri presing dhe dominoi gjatë gjithë pjesës së parë, duke mbyllur vendasit në gjysmëfushën e tyre. Korçarët krijuan edhe disa mundësi shënimi, por hasën në një portier të përgatitur si Selmani, që reagoi mjaft mirë. Në fillimin e pjesës së dytë, vendasit befasuan duke gjetur rrjetën menjëherë, me anë të fantazistit beratas, Myrto Uzuni, që mposhti Shehin.

Ky gol kapi të papërgatitur korçarët, që tentuan të marrin nën kontroll lojën, por laçjanët ishin të organizuar mirë në mbrojtje. Me kalimin e minutave, te Skënderbeu filloi të ndjehej edhe lodhja e shkaktuar nga Europa, ndërsa trajneri Daja u mundua të rifreskojë skuadrën duke hedhur në fushë Shkodrën, Lulajn dhe Sowe.

Luftëtari befason në fund Kamzën, duke arritur të marrë një 3-pikësh me mjaft vlera. Deçiziv ishte goli i shënuar nga Elvi Rroca në minutën e 93-të, që shtangu vendasit dhe i dha fitoren skuadrës së Likës.

Gjirokastritët luajtën mjaft mirë në 45-minutëshin e aprë, duke vënë në vështirësi skuadrën e Ndreut. Luftëtari pati disa mundësi të mira, ndërsa arriti të godasë edhe traversën me anë të Dejvi Bregut, por nuk arriti të dërgojë topin në rrjetën e portierit Halilaj.

Edhe në pjesën e dytë, sërish gjirokastritët patën iniciativën, duke sulmuar vazhdimisht nga krahët, me dyshen Bregu-Abazaj, por pa arritur të konkretizojnë. Nga ana tjetër, Kamza nuk arriti të vërë në vështirësi serioze skuadrën e Likës, ndërsa tentoi 2-3 herë nga distanca. Luftëtari arriti të shënojë vetëm në minutën e 3-të shtesë, me anë të sulmuesit Elvi Rroca, që dërgoi topin në rrjetën e Kamzës dhe i dha fitoren gjirokastritëve.

Superliga shqiptare vijon të kryesohet nga Skënderbeu me 33 pikë, i ndjekur nga Flamurtari me 25, Kamza me 24 dhe Kukësi me 22. Renditja mbyllet nga Lushnja me 8 pikë dhe Vllaznia me 12.

10 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Sport

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar