Sokol Cikalleshi rigjen golin me Osmanlisporin

Sokol Cikalleshi rigjen golin me Osmanlisporin
Loading...

Vijon momenti i mirë për futbollistët e kombëtares shqiptare dhe në veçanti për sulmuesit e saj. Sokol Cikalleshi ka gjetur golin e dytë sezonal me fanellën e Osmanlispor, në sfidën direkte për mbijetesë me Alanyaspor.

Sulmuesi kavajas ka shënuar që në minutën e 13-të nga pika e bardhë e penalltisë për të zhbllokuar rezultatin në fitoren 3-1 të vendasve në “Osmanli Stadium”. 27-vjeçari, që e nisi si titullar sfidën për të 5-tën herë këtë sezon, u tregua i saktë në një 90-minutësh ku Osmanlispor fitoi plot tre 11-metërsha, të cilët u kthyen në gol.

Për Cikalleshin ky është goli i dytë pas atij të shënuar po në shtëpi ndaj Kasimpasa në fitoren 3-0 më 30 shtator. Pas atij të Grezdës ky është goli i dytë kuqezi në këtë fundjavë.

10 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Sport

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar