Sulmet kibernetike, SHBA kërcënon Rusinë. Moska: Do reagojmë

Sulmet kibernetike, SHBA kërcënon Rusinë. Moska: Do reagojmë
Loading...

obama-putin“Paparashikueshmëria dhe agresiviteti amerikan vazhdojnë të rriten dhe kërcënime të tilla kundër Moskës dhe lidershipit të saj, janë të pa precedentë”. Kështu është shprehur zëdhënësi i Vladimir Putinit, Dmitri Peskov, duke komentuar fjalët e zv.presidentit Joe Biden, i cili në një intervistë ka thënë që SHBA-të janë të gatshëm t’u përgjigjen me të njëjtën mënyrë ndërhyrjeve të mundshme të hakerëve rusë për zgjedhjet presidenciale.

Një deklaratë, që në një farë mënyre konfirmohet edhe nga burime të inteligjencës amerikane të cituara nga televizioni Nbc: CIA, duket se ka marrë urdhër nga presidenti amerikan Obama për të përgatitur një sulm kibernetik “të paprecedentë” kundër Rusisë, në përgjigje të ndërhyrjeve të Moskës në prag të zgjedhjeve presidenciale të 8 nëntorit.

Një situatë e një tensioni të lartë, e përkufizuar kështu nga ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin: “Më e keqja që nga viti 1973”. Aq më shumë që Moska, sipas fjalëve të Yuri Ushakov, këshilltar i presidentit Putin, është “e gatshme të reagojë ndaj sulmeve të hakerëve kundër Rusisë”.

Një përshkallëzim i rënduar nga lajmi që në pranverën e vitit 2017, Italia do të dërgojë një kompani prej 140 ushtarësh në Letoni për të shtuar efektivët e kontigjentit të dislokuar në kufi më Rusinë. Një lëvizje, e njoftuar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATOS-s, Jens Stoltenberg dhe e konfirmuar nga ministrja e Mbrojtjes italiane, Roberta Pinotti,  e cila e ka konsideruar vendin Balltik si një siguri për aleatët, por që për Moskën përfaqëson një provokim të hapur.

Mosmarrëveshjet mes qeverisë ruse dhe NATO-s janë rritur kohët e fundit: nga konflikti sirian, që ka vendosur përballë SHBA-të dhe Rusinë e Putinit, me këtë të fundit që ka dalë në krah të forcave të Bashar al-Asadit, tek çështja akoma e pazgjidhur mbi aneksimin e Krimesë, e cila përfaqëson një rast konfliktual sa i takon kufijve perëndimorë të Europës.

15 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Bota

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar